Dy gola të hershëm të Sheriffit, Prishtina afër golit por e pafat

Skuadra moldave e Sheriff Tiraspolit po udhëheq 2-0 ndaj FC Prishtinës pas pjesës së parë të ndeshjes së raundit të parë kualifikues në Ligën e Evropës.
Golin e parë për vendasit e realizoi Cyrille Bayala në minutën e 11-të, pas një asistimi nga sulmuesi shqiptar Amarildo Gjoni.
Bayala u tregua sërish i saktë në minutën e 19-të, kur shënoi me goditje nga brenda zonës, pas një topi të devijuar nga një ndërprerje.
19' | Bayala again to make it two for the hosts.
Sheriff ⚫ [2]-0 ⚪️ Prishtina
⚽ Bayala#UEL | #Prishtina | 🇲🇩🇽🇰 pic.twitter.com/7oZc7Extiy— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) July 10, 2025
Prishtina pati disa mundësi të mira për të ngushtuar rezultatin. Fillimisht Aridian Muja goditi drejt portierit, ndërsa në vazhdim Valmir Veliu e goditi shtyllën.
Një rast tjetër të mirë e kishte edhe Blend Baftiu, por nuk arriti të finalizonte.
23' | Nah bruh, how could we miss that!
Sheriff ⚫ 2-0 ⚪️ Prishtina#UEL | #Prishtina | 🇲🇩🇽🇰 pic.twitter.com/2X6zMTaaDS
— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) July 10, 2025
Kryeqytetasit do të tentojnë të reagojnë në pjesën e dytë dhe të rikthehen në lojë përpara ndeshjes së kthimit në Prishtinë./Telegrafi/



















































