Dy çanta “Hermes” në vlerë 16 mijë euro ndalohen në kufi

Në kuadër të kontrolleve të rregullta në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës, zyrtarët doganorë në pikën kufitare të Vërmicës kanë ndaluar një automjet taksi, ku gjatë kontrollit janë zbuluar dy çanta të markës së njohur luksoze “Hermes”, për të cilat nuk ishte bërë deklarimi në momentin e hyrjes.
Në njoftimin e bërë nga Dogana e Kosovës thuhet se gjatë kontrollit të detajuar, në njërën nga çantat është gjetur një faturë blerjeje që dëshmon vlerën e lartë të mallit, prej 16.614 euro.
"Mallrat janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave përkatëse", vijon njoftimi.
Dogana e Kosovës rikujton se çdo mall i bartur gjatë kalimit kufitar duhet të deklarohet, pavarësisht vlerës apo natyrës së tij./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































