Dy burra rrezikojnë jetën e tyre duke hyrë thellë në rrënoja për të shpëtuar një fëmijë në Turqi

Një video e cila po qarkullon në rrjetet sociale tregon se si punëtorët e ndihmës nga Pakistani rrezikuan jetën e tyre duke shkuar thellë në rrënoja për të shpëtuar një fëmijë në Turqinë jugore.
Siç shihet në video, dy shpëtimtarët shihen derisa u futën thellë brenda rrënojave, dhe pas kësaj ngrehën një djalë të ri, transmeton Telegrafi.
Nuk dihet se kur dhe saktësish se në cilin vend u xhiruan pamjet.
Edhe pas pesë ditëve, është raportuar për shpëtimin e personave nën rrënoja.
Deri më tani mbi 25 mijë persona kanë vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































