LAJMI I FUNDIT:

Dy amerikanë të vrarë në sulmin vetëvrasës në Stamboll

Dy amerikanë të vrarë në sulmin vetëvrasës në Stamboll

Sulmi vetëvrasës në Stamboll ka lënë të vdekur së paku pesë persona dhe disa dhjetëra të tjerë të plagosur.

Pas konfirmimit nga kryeministri izraelit se në mesin e të vrarëve janë dy shtetas të Izraelit, kurse Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se dy prej të vrarëve janë qytetarë amerikanë.

“Jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me autoritetet turke dhe riafirmojmë përkushtimin tonë për të punuar bashkë me Turqinë për të konfrontuar të keqen e terrorizmit”, ka thënë zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Shtëpisë së Bardhë, Ned Price.