Si shkak i motit me shi, është rritur numri i aksidenteve në komunikacion.Këtë të diel, gjashtë aksidente të njëpasnjëshme kanë ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi."Një distancë prej 1 km (Korreticë, Parku i Biznesit) në një interval kohor prej 50 min (16:00-16:50), kanë ndodhur gjashtë aksidente trafiku", tha Krasniqi.Sipas tij, në dy aksidente janë përfshirë nga tri vetura, kurse në katër aksidente tjera janë të përfshira nga dy vetura.Ai shtoi se nga këto aksidente gjashtë persona kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.


Sipas fotografive të dërguara nga lexuesit, një veturë shihet së është rrokullisur dhe dalë nga rruga, ndërkaq të tjerat e përfshira të dëmtuara në rrugë.

Ndërkaq, si shkak i këtyre aksidenteve është krijuar edhe kolonë automjetesh.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë në rajonin e Drenasit dhe po merren me rastin. /Telegrafi.

244819371 307870557337256 3450928140192252228 n

244814159 848265112548952 2393524553426517128 n

245094808 271783634838709 5582394878231850575 n

245092100 642387783415740 4878440722845943911 n