Site icon Telegrafi

Dy adoleshentë egjiptianë u shpallën ‘heronj’ – shpëtuan fëmijën që ishte kacavarur në një dritare të një ndërtese

Dy adoleshentë egjiptianë u shpallën ‘heronj’ pasi pamjet e shpëtimit u postuan në mediat sociale.

Fëmija, i cili ishte varur në katin e tretë të një pallati në Kajro, kryeqytetin e Egjiptit, u shpëtua në momentin e fundit nga fqinjët kur ishte gati të rrëzohej.

Djali i vogël u shpëtua në momentin e fundit, i varur në dritaren e një apartamenti në katin e tretë të një pallati në Ain Shams, në verilindje të kryeqytetit të Egjiptit, Kajro.

Ndërsa qytetarët përreth hapnin batanijet poshtë pallatit në rast se fëmija rrëzohej, fqinjët që jetonin në katin e poshtëm dolën nga dritarja dhe e shpëtuan fëmijën e vogël.

Dy të rinj egjiptianë u shpallën “heronj” pas postimit të pamjeve të shpëtimit, të regjistruara moment pas momenti në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Exit mobile version