Po, lexueset e lexuesit e mi të përjavshëm, e kam fjalën për numrin 2, pra, jo për numrin 1, d.m.th. jo për njëshin, sepse, ndër të tjera, fatkeqësitë e këtij vendi, historikisht, i kanë ardhur nga Njëshi, sidomos kur ky Njësh ka qenë diktator, satrap, vampir, kasap apo vurkollak i tipit Enver Hoxha e ndonjë tjetër. Veçse sot, numrin 2 nuk do ta këqyr nga pikëpamja e zëvendësit të Njëshit, as nga ajo e çiftit hetero apo homoseksual, por duke u nisur nga një shprehje popullore deri diku proverbiale, e cila më ka bërë shumë përshtypje që në fëmijërinë time të largët.
Asokohe më qëllonte të shkoja me prindërit, për festa të ndryshme apo thjesht për vizita familjare apo shoqërore, tek Hasani apo Hyseni. Jo rrallëherë, kur na qeraste me ndonjë ëmbëlsirë e zonja e shtëpisë, Hasanica apo Hysenica, tek vërente që e përlaja në çast copën e bakllavasë apo të kadaifit, më sillte edhe një tjetër, por unë, duke pasur parasysh porosinë e sime mëje që të mos tregohesha i babëzitur, nuk pranoja; megjithatë, e zonja e shtëpisë ngulte këmbë: “Merre, merre, pra, dy të rrahura bëjnë keq, dy të ngrëna bëjnë mirë!”
Unë nuk e di nëse në kohët e sotme kjo shprehje përdoret ende rëndom, por, duke pasur parasysh varfërinë që ka pllakosur një numër të konsiderueshëm familjesh shqiptare; duke pasur parasysh që, veçanërisht në qytetet e mëdha, vizitat e vajtjeardhjet te njëri-tjetri (midis vëllezërish e motrash, kushërinjsh e krushqish, shokësh e shoqesh etj., etj.) janë rralluar për arsye edhe objektive, edhe subjektive; pra, duke pasur parasysh se shoqëria jonë po merr, në përgjithësi, një karakter individualist përherë e më të theksuar, një zë më thotë se shprehja “dy të rrahura bëjnë keq, dy të ngrëna bëjnë mirë!” mund të zgjojë interesimin e psikologëve apo të sociologëve tanë – dhe jo vetëm të atyre – por edhe të mendjeve kureshtare, për të analizuar ndonjë dukuri thelbësore të shoqërisë sonë problematike.
Rrjedhimisht, duke qenë nga natyra dhe nga formimi, pikërisht një mendje kureshtare, po marr guximin ta zbërthej shprehjen e lartpërmendur, sipas mënyrës sime, patjetër. Aktualisht, ndërsa vjen duke u rënduar gjendja socialekonomike ku e kanë futur, populli im më i urtë e më i urtë se ç’duhet, po ta qerasin jo vetëm me ëmbëlsira, por edhe me gjithçka tjetër të përtypshme dhe, detyrimisht, të gëlltitshme, është gati të bëjë jo më dy, por edhe tri a katër të ngrëna, veçse mjerisht ka familje që shtrëngojnë rripin aq sa ai nuk ka më vend për të hapur vrima.
Nga ana tjetër, të pasurit e dukshëm e të padukshëm – me shumë ose pak bark, me shumë ose pak gushë e të tjera pala dhjami – u nënshtrohen dietave apo regjimeve të rrepta ushqimore për të shmangur kilet e tepërta dhe pasojat e tyre në tërë organet e trupit, pa harruar impaktin e tyre socialkulturor, veçanërisht mondan, çka do të thotë që ka disa tipa të ngrënash që atyre u bëjnë shumë dëm: si rrjedhojë, i bie që dietat apo regjimet ushqimore në fjalë të jenë modestisht të barasvlershme të paktën me dy të rrahura.
Sa më dhimbsen këta zotërinj: çudi, të ngrënat u bëkan dëm, kurse të rrahurat mirë! Sidoqoftë, shteti shqiptar po përpiqet, i shkreti, që shtresat shoqërore në nevojë, pra të varfrit e uritur, t’i ushqejë të paktën me pikatore bamirësie sa për të mbajtur frymën gjallë! Po, po, sa për të mbajtur frymën gjallë! Në këtë mënyrë, të rrahur rregullisht nga skamja, ata nuk kanë nevojë të torturohen duke ndjekur dieta e regjime ushqimore shtrënguese, privuese e frustuese si të pasurit e dukshëm e të padukshëm.
Jam i sigurt se nuk është fort e largët ajo ditë kur të pasurit, pra, barkoshët, do t’u luten të varfërve, pra, barkboshëve, t’u mësojnë sekretin e elegancës së tyre trupore, domethënë, se si ia bëjnë ata, të varfrit, që hanë babëzisht (kur kanë ç’të hanë e pavarësisht se ç’hanë) dhe nuk kanë asnjë kile të tepërt, përkundrazi, janë nën peshë! Me siguri që, atë ditë, të varfrit do t’u përgjigjen të pasurve të dukshëm e të padukshëm se dy të ngrëna mund t’u bëjnë atyre, të pasurve, keq, kurse dy, dyzet apo dyzetedy të rrahura mund t’u bëjnë shumë mirë! /Panorama/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Tragjedia shmanget në sekondën e fundit në Chicago - aeroplani privat hyri pa autorizim në pistë, aeroplani me pasagjerë gati sa nuk u përplas me të

Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe