Dwayne Wade vendimtar, Miami merr fitore të rëndësishme ndaj Dallasit

Dwayne Wade po e kalon stinorin e tij të fundit në NBA.
Por basketbollisti amerikan është në një formë shumë të mirë.
Wade ka qenë vendimtar në fitoren e Miami Heat 105:99 ndaj Dallas Mavericks.
37-vjeçari shënoj dy pikë nga gjuajtjet e lira 20 sekonda para fundit të ndeshjes.
Në aksionin e fundit të mysafirëve Wade e vodhi një top për të shënuar pikët e fundit dhe të fitores për Heat.
https://twitter.com/MiamiHEAT/status/1111455172486680576
Goran Dragic pati një paraqitje të shkëlqyer me 23 pikë, 12 kërcime e 11 asistime, ndërsa Dion Waiters kontribuoi me 17 pikë të tjera.
Veterani Dwayne Wade e mbylli takimin me 11 pikë dy kërcime e dy asistime.
Luka Doncic ishte më i miri tek Mavericks me 19 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.
Me fitoren ndaj Dallasit, Heat janë ngritur në pozitën e tetë në Konferencën e Lindjes. /Telegrafi/
Rezultatet:
Detroit Pistons : Orlando Magic 115:98
Philadelphia 76era - Brooklyn Nets 123:110
Miami Heat - Dallas Mavericks 105:99
New York Knicks - Toronto Raptors 92:117
Houston Rockets - Denver Nuggets 112:85
Milwaukee Bucks - LA Clippers 128:118
New Orelans Pelicans - Sacramento Kings 121:118
San Antonio Spurs - Cleveland Cavaliers 116:110


















































