Dwayne “The Rock” Johnson tregoi anën e tij më argëtuese duke i lejuar dy vajzat e tij të vogla, Jasmine dhe Tiana, t’i bënin një “makeover” qesharak.

Aktori 52-vjeçar postoi në Instagram një klip ku shfaqej me buzëkuq të kuq, hije sysh dramatike, vathë plastikë dhe afishe në kokën tullace.


Johnson pranoi se gjithçka nisi si një lojë e shpejtë para palestrës, por shtoi se këto momente janë të paçmueshme: “E di që nuk do të jenë gjithmonë të vogla, ndaj do ta duroj këtë ‘abuzim’ gjithë ditën – sille prapë”, shkruan DailyMail.

Fansat e mbushën me komente pozitive, duke e quajtur “baba i vitit” dhe duke e lavdëruar për afërsinë me vajzat e tij.

Përveç Jasmine dhe Tiana-s, The Rock është edhe baba i Simone Garcia-s, 23 vjeçe.

Ky nuk është rasti i parë që ylli i “Moana” ndahet me eksperienca të tilla, pasi shpesh u ka lejuar vajzave të tij ta vizatojnë ose t’i bëjnë “trajtime bukurie” plot humor.

Së fundmi, ai ka treguar se Jasmine dhe Tiana do të shfaqen me role të vogla në filmin e animuar Moana 2, gjë që i emocionoi pa masë. /Telegrafi/