LAJMI I FUNDIT:

Durrsakët, në krye të universiteteve prestigjioze evropiane

Durrsakët, në krye të universiteteve prestigjioze evropiane

Është fjala për Gjon Durrësakun, rektor i parë i Universitetit të Zarës (1396), i cili ndërlidhet me faktin se universiteti në fjalë kroat kishte trashëguar një pjesë të kuadrit të Universitetit të Durrësit, i cili që tërhequr në Zara për shkak të trazirave në rritje nga inkursionet osmane në Arbëri, çështje kjo që është trajtuar më se një herë në studime të mia.

Po në këtë post universitar, një shekull më vonë, respektivisht në vitin 1497 do ta ndeshim Leonik Nikollë Tomeun (1456 -1531), babai i të cilit kishte lindur në Durrës të Arbërisë (“Nicolaus Tomaeus Epirota patre Venetiis genitus, aetatem a primis unguiculis omnem egit Patavii…”). Është shpërngulur nga Atdheu në kohën e sulmeve osmane dhe është vendosur në Venedik (shek. XV).

Vitet e fëmijërisë, së bashku më vëllezërit e tij i kaloi në lagunat venedikase dhe në Padova. Së pari kishte studiuar greqishten në Padovë, pastaj në Firence e Milano. Dy letra të shkruara me gjuhë greke dëshmojnë se Tomeu bashkë më vëllain Bartolomeun (“orator e poeta”), vepruan në Roma e Firence gjatë viteve 1485-1488.


Tomeu, i kishte studimet në Universitetin e Padovës (1485), ku edhe u laureua për “in artibus” (“filozofi e mjekësi”).

Shumë studiues mendojnë me të drejtë se origjina e familjes së Tomeut është nga zona bregdetare e Arbërisë, respektivisht nga Durrësi ose Shkodra. M. E. Cosenza, mbiemrin e Tomeut e shpjegon sipas malit të njohur Tomor (Tomarus), që është përmendur në Epir (Epirus). Leonik, ndërkaq është anagrama jo e plotë e emrit Nicolò-Nikollë. Në Venedik, siç duket Tomeu kishte edhe familjen.

Fushëveprimi i Tomeut ka pasur gjerësinë e dijetarit të madh të periudhës së Humanizmit dhe Rilindjës. Me plotë të drejtë mund të thuhet se ka qenë burrë erudit. Këtë e provojnë njohurit e tija të shkëlqyeshme në fushat e ndryshme, në lëmenjtë shkencor të filozofisë, historisë, mjekësisë, fizikës, astronomisë, matematikës e letërsisë. Veprat kryesore të tij janë: De varia historia libri tres (“Histori të ndryshme në tre libra”, 1531); Dialogi (“Dialogjet”, 1524) etj.

Pas veprave origjinale dhe shumë përkthimeve, Tomeu shkroi edhe poezi sipas formës petrarkeske, kushtuar personaliteteve të shquara dhe ambientit ku jetonte. Ndryshe nga veprat e tij të njohura, si dhe korrespondencat me burrat e mëdhenj të kohës, të cilat i shkroi në gjuhën latine e greke, vargjet i shkroi në gjuhën italiane e latine. Opusi poetik i tij qe lavdëruar nga Pietro Bembo (1470-1547), G. Tiraboschi etj.

Edhe pse zotëronte pasuri të madhe në Padovë, prapëseprapë Tomeu qe i lidhur ngushtësisht me studime. Senati Venedikas e kishte emëruar për rektor, si dhe të ligjëronte në Universitetin e Padovës tekste greke të Aristotelit, filozofi e mjekësi (1497) të cilin e braktisi për të ligjëruar letërsinë greke e latine në Katedrën e Rialtos në Venedik (1504). Edhe pas emërimit të tij këtu për ligjërues, Tomeun e ndeshim edhe në jetën publike dhe universitare të Padovës, ku dhe i mbylli sytë (1531).

Nga disa faqe të një dorëshkrimi të Tomeut, i cili konsiderohet për dorëshkrim autobiografik, dëshmohet emri i Benediktit (Benedetto), njëri ndër vëllezërit e tij, autor i një traktati që trajton çështjen e shpirtrave të rebeluar dhe të burimit të mëkatit e të “Fjalës Hyjnore”. Përveç tij, është i njohur edhe një vëlla tjetër i quajtur Bartolomeo, i njohur me një poemë të publikuar në gjuhën latine (1558).

Burimi: Archivio di Stato di Venezia (1497)

Në trend

Më shumë
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Aleatët kryesorë të Trump mbajtën bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Zelensky - Timoshenkon dhe Poroshenkon

Aleatët kryesorë të Trump mbajtën bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Zelensky - Timoshenkon dhe Poroshenkon

Evropa
Si do të dukej një Gaza e ardhshme sipas planit 53 miliardë dollarësh të Egjiptit

Si do të dukej një Gaza e ardhshme sipas planit 53 miliardë dollarësh të Egjiptit

Azia
Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Lajme
Banorët të mërzitur, qajnë për

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori