LAJMI I FUNDIT:

Dumoshi: Inflacioni ka prekur qiellin, Qeveria po ua vështirëson edhe më shumë jetën qytetarëve

Dumoshi: Inflacioni ka prekur qiellin, Qeveria po ua vështirëson edhe më shumë jetën qytetarëve

Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, ka kritikuar Qeverinë Kurti për paaftësi në kohën kur vendi po përballet me shumë probleme.

Në seancën e sotme të Kuvendit, ajo ka thënë se “inflacioni ka prekur qiellin”, ndërsa ekzekutivi në vend se t’i ndihmojë qytetarët po ua vështirëson edhe më shumë jetën.

Tutje, ka thënë se sipas raportit të fundit të Bankës Botërore të publikua për ekonominë në Evropë dhe Azi Qendrore, rritja ekonomike në Kosovë pritet të jetë 3.1 për qind. Dhe kjo “si pasojë e ngadalësimit të investimeve dhe zvogëlimit të kërkesës së brendshme”.


“Jemi të vetëdijshëm se Kosova nuk është imune ndaj efekteve që kanë shkaktuar dy krizat me të cilat po përballet bota, pasojat e pandemisë dhe lufta në Ukrainë, por nuk po arrijmë të kuptojmë, e as arsyetojmë mosveprimin e kësaj Qeverie për t’i minimizuar pasojat e këtyre krizave”, është shprehur Dumoshi.

“Në fakt, krahas këtyre dy krizave globale, qytetarët e Kosovës po përballen edhe me një krizë të tretë shtesë: krizën e paaftësisë së Qeverisë së tyre, e cila në vend që t’u dal në ndihmë, po ua vështirëson edhe më shumë jetën”.

Tutje, ajo ka kritikuar Qeverinë për mungesë të investimeve kapitale, duke thënë se katër ministri e kanë zero për qind realizimin e buxhetit për investime kapitale në gjashtë mujorin e parë të këtij viti.

“Paaftësia dhe mos efikasiteti tuaj në realizimin e projekteve kapitale po përkthehet çdo ditë në rënie të ekonomisë, mbyllje të bizneseve, humbje të vendeve të punës, rritje të varfërisë. Në vend se të merrni përgjegjësi dhe jepni llogari, ju prodhoni propagandë dhe përvetësoni merita të të tjerëve”.

“U mburret për rritjen ekonomike në vitin e kaluar, pasi korrët suksesin që mbolli Qeveria Hoti me masat ekonomike gjatë pandemisë. Këtë vit, kur erdhi radha të korrni suksese e punës tuaj, janë vetëm dështime. Prandaj shpërndani shifra fiktive për rritje ekonomike, ndërtoni fraza të bukura sesi “Kosova po përjeton boom të zhvillimit ekonomik”, sesi qytetarët po jetojnë më mirë sesa para dy viteve”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon

Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar

Ekonomi
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM

Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Kalo në kategori