LAJMI I FUNDIT:

Dukja e superheronjve, dikur dhe tash

Dukja e superheronjve, dikur dhe tash

Fansat e rinj të filmave të Marvel i njohin vetëm fytyrat e reja të superheronjve, derisa ata më të vjetrit i kujtojnë edhe filmat e parë, ku producentët dhe regjisorët ishin të përkushtuar që përkundër pajisjeve shumë të dobëta, ta bënin që të dukej sa më reale lufta e ‘Avengers’.

Këta heronj në fillim kanë qenë vetëm animacione të vizatuara nga gjeniu Stan Lee (që nga viti 1963), ndërsa më vonë me ndihmën e regjisorëve dhe aktorëve ambiciozë janë shndërruar në filma, teksa me kalimin e viteve dhe përmirësimin e teknologjisë, ata duken shumë realë.

Në realizimin e fundit të ‘Avengers’, Spider-Manin e ka portretizuar i riu Tom Holland, derisa versionin e parë e ka luajtur Nicholas Hammong në vitet e shtatëdhjeta.


Spider-Man (Foto: LadBible)

Kapiten Amerika tash portretizohet nga Chris Evans, i cili me sharmin e tij ka arritur të përfitojë edhe një numër të madh të publikut nga gjinia e bukur, derisa përmes guximit e forcuar publikun e meshkujve. Versioni i vjetër i filmit është publikuar në vitet e nëntëdhjeta, ndërsa ka pasur kritika për kostumin e atëhershëm.

Kapiten Amerika (Foto: LadBible)

Chris Hemsworth luan rolin e Thor në realizimet e reja, ndërsa para tij kah fundi i tetëdhjetave këtë karakter e ka luajtur Eric Kramer.

Thor (Foto: LadBible)

Në ditët e sotme Hulku duket shumë më real, ndërsa rolin e tij e luan Mark Ruffalo. Versioni i vjetër që është portretizuar nga Lou Ferrigno nuk mund të krahasohet me projektet e tanishme që falë teknologjisë bëjnë që gjithçka të duket shumë më reale.

Hulk (Foto: LadBible)

Kujtojmë që pjesa më e fundit e ‘Avengers’ mban titullin “Avengers: Endgame” dhe do të nisë shfaqjen nëpër kinema kah fundi i muajit prill. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mori vëmendje me paraqitjen në spektakël - setra e Ledion Liços kap një vlerë marramendëse

Mori vëmendje me paraqitjen në spektakël - setra e Ledion Liços kap një vlerë marramendëse

Magazina
Egli - Gjestit: Pse ke dashur të më marrësh fytyrën para një Shqipërie të tërë, nuk e kam merituar

Egli - Gjestit: Pse ke dashur të më marrësh fytyrën para një Shqipërie të tërë, nuk e kam merituar

Magazina
Edhe pse tha që do të zhduket, Gjesti i premton tani Eglit që kur të dalin jashtë do zgjidhin gjithçka

Edhe pse tha që do të zhduket, Gjesti i premton tani Eglit që kur të dalin jashtë do zgjidhin gjithçka

Magazina

"Veç pak lërmë këtu", momenti emocional kur Gjesti nuk i largohet nënës së tij nga kraharori

Magazina
“Ajo që ndodhi është e paimagjinueshme” - Princi Harry largohet nga organizata bamirëse që themeloi

“Ajo që ndodhi është e paimagjinueshme” - Princi Harry largohet nga organizata bamirëse që themeloi

Magazina
Gjesti shpërthen në kujtime të hidhura: Kam pirë substanca narkotike në moshën 12-vjeçare

Gjesti shpërthen në kujtime të hidhura: Kam pirë substanca narkotike në moshën 12-vjeçare

Magazina
Kalo në kategori