Site icon Telegrafi

Duket si adoleshent por në fakt i ka 35 vjet, amerikani tregon sekretin e pamjes rinore

Një burrë 35-vjeçar ka zbuluar zakonet kundër plakjes që e kanë bërë të duket 20 vite më i ri, dhe i ka lënë të habitur shumë persona që e ngatërrojnë vazhdimisht me një ‘adoleshent’.

Brandon Miles May, një shkrimtar nga Detroit, Michigan, pretendon se sekreti i tij për të mbajtur një pamje rinore ka qenë të qëndrojë larg diellit dhe të shmangë alkoolin, transmeton Telegrafi.

Ai gjithashtu ia atribuon lëkurën e tij pa rrudha ‘ushtrimeve’ dhe përqafimin e ‘ndjenjës’ e të qenit i ri, transmeton Telegrafi.

Brandon gjithashtu thotë se dieta e ndihmoi në këtë drejtim, duke shpjeguar se jeton me një përzgjedhje të shëndetshme të frutave të freskëta, ushqimeve me bazë bimore dhe peshkut, të cilat të gjitha e ndihmojnë atë të ndihet po aq i ri sa dhjetë vjet më parë.

Përveç kontributit fizik, 35-vjeçari beson se qëndrimi i tij mendor ka qenë një lojtar kyç për ta mbajtur atë të duket i ri.

“Mos pirjen e alkoolit ia atribuoj pamjes sime rinore. Duke mishëruar vërtet ndjenjën e rinisë. Mendoj se ka ndihmuar”, tha ai.

Brandon pretendon se jo vetëm që nuk ka prekur kurrë një gllënjkë alkooli, por se e ka mbajtur lëkurën larg diellit gjatë gjithë jetës së tij.

“Kam qëndruar jashtë rrezeve të diellit gjatë gjithë jetës sime”, tha ai. Unë barti kapele për të bllokuar diellin dhe përdor mbulesa fizike në pjesën e pasme të duarve të mia”, theksoi 35-vjeçari. /Telegrafi/

Exit mobile version