LAJMI I FUNDIT:

Duke filluar nga nesër, Franca, Spanja dhe Britania e Madhe do t’i lehtësojnë masat e bllokadës

Duke filluar nga nesër, Franca, Spanja dhe Britania e Madhe do t’i lehtësojnë masat e bllokadës

Rajonet e Spanjës ku konsiderohet se spitalet janë në gjendje të trajtojnë një valë të dytë të mundshme të infeksioneve të coronavirusit, do të lejohen të heqin bllokimin duke filluar që nga nesër.

Në disa zona, kryesisht ato rurale, bareve dhe restoranteve do të ju lejohen të hapin gjysmën e tarracave në ambientet e jashtme, transmeton Telegrafi.

Kishat, teatrot dhe muzetë gjithashtu do të rihapen, por me kufizim të numrit të vizitorëve.


“Lufta kundër epidemisë po vazhdon, sepse nuk është shuar dhe as nuk do të shuhet derisa të gjejmë një vaksinë ose një ndonjë medikament që do ta trajtonte si duhet”, ka thënë kryeministri Pedro Sánchez.

Pas 55 ditësh, më në fund do të lehtësohet prej nesër lëvizja edhe në Francë. Banorët nuk kanë nevojë të kenë leje, për të udhëtuar deri në 100 kilometra, ndërsa transporti publik do të zhvillohet në masë shumë më të madhe.

Kafenetë, restorantet dhe baret mbesin përkohësisht të mbyllura, por do të hapen sallonet e bukurisë dhe lokalet e vogla, por jo edhe qendrat tregtare.

Britani e Madhe që e ka numrin më të lartë të vdekjeve në Evropë, do të bëjë lehtësimin e masave të bllokadës, por hequr kufizimet mbesin mjaft të ashpra. Me këto lehtësira, iu mundësohet banorëve që të ushtrojnë përjashta, për një kohë më të gjatë.

Do të shpenzohen mbi dy miliardë euro, në promovimin e ecjes dhe çiklizmit, pjesërisht duke zgjeruar trotuaret, krijimin e pistave të çiklizmit dhe kthimin e disa rrugëve të hapura vetëm për çiklistë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Amerika
Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Evropa
Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Amerika
Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Amerika
Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Amerika
Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Amerika
Kalo në kategori