LAJMI I FUNDIT:

Dukagjini fiton pikët e plota në përballjen ndaj Ferizajt

Dukagjini fiton pikët e plota në përballjen ndaj Ferizajt

Dukagjini ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Ferizajt në kuadër të javës së 17-të në Albi Mall Superligën e Kosovës. 

Që nga minutat e para të kësaj sfide, të besuarit e Ismet Munishit ishin më kërkues dhe eventualisht e gjetën golin që në fund doli të ishte i fitores. 

Rasti i parë për gol ishte në minutën e 35-të kur Altin Mërlaku mori përsipër ekzekutimin e gjuajtjes së lirë, por ajo u ndal nga muri. 


Kërcënimi më serioz për portën e Ferizajt erdhi në minutën e 36-të por goditjen e Hekuran Berishës e priti me shumë mund Jovanovski. 

Goli i fitores për klinasit erdhi në minutat e fundit të ndeshjes, më saktësisht në minutën e 83-të përmes Altin Mërlakut i cili realizoi për rezultatin përfundimtar 1-0. 

Kjo ishte fitorja e parë për Dukagjinin në elitë pas tri humbjeve radhazi dhe tashmë ata numërojnë 20 pikë në pozitën e gjashtë në tabelë, teksa Ferizaj renditet në pozitën e nëntë me 17 sosh./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Serie A
Një shqetësim i madh ka goditur Real Madridin pas humbjes ndaj Real Betisit

Një shqetësim i madh ka goditur Real Madridin pas humbjes ndaj Real Betisit

La Liga
Dy gjigantë evropianë kanë refuzuar Joshua Kimmichin

Dy gjigantë evropianë kanë refuzuar Joshua Kimmichin

Bundesliga
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Barcelona i ka vendosur Neymarit një sfidë nëse dëshiron të rikthehet në klub

Barcelona i ka vendosur Neymarit një sfidë nëse dëshiron të rikthehet në klub

Ndërkombëtare
Kalo në kategori