LAJMI I FUNDIT:

A duhet t’i ushqejnë fëmijët me gji nënat e infektuara me COVID-19?

A duhet t’i ushqejnë fëmijët me gji nënat e infektuara me COVID-19?

Nënat e reja të infektuara me COVID-19 duhet të vazhdojnë ushqyerjen me gji dhe nuk duhet të ndahen nga foshnjat e tyre

Kjo është deklarata e Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), këtë të premte duke shtuar se përfitimet e ushqyerjes me gji kalojnë çdo rrezik.

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha në një konferencë virtuale për shtyp, se agjencia shëndetësore e SHBA-ve ka hetuar në lidhje me rreziqet që nënat mund të transmetojnë te foshnjat e tyre kur i ushqejnë ato me gji.


“Ne e dimë që fëmijët janë me rrezik relativisht të ulët ndaj COVID-19, por janë në rrezik të lartë nga shumë sëmundje dhe kushte të tjera që i parandalon ushqyerja me gji”, – thotë ai.

“Bazuar në provat e dhëna, këshillat e OBSH-së janë që përfitimet e ushqyerjes me gji tejkalojnë çdo rrezik potencial të transmetimit të COVID-19”, – shtoi ai.

Anshu Banerjee, këshilltari i lartë i OBSH-së për shëndetin riprodhues dhe përgjegjës në studim, tha se deri më tani, virusi i gjallë që shkakton COVID-19 nuk është gjetur në qumështin e gjirit, shkruan Class.

“Nënat me COVID-19, të dyshuara ose të konfirmuara, duhet të vazhdojnë ushqyerjen me gji dhe të mos ndahen nga foshnjat e tyre, përveç rasteve kur nëna nuk është shumë mirë me shëndet”, – përfundon Tedros. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori