Përgjegjësia e kontracepsionit zakonisht ka tendencë të bjerë mbi supet e një gruaje; ndërsa prezervativët janë të disponueshëm gjithnjë për të parandaluar shtatzëninë dhe përhapjen e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme
Zakonisht, këto pilula janë të bazuara në hormone, dhe disa gra mendojnë se duan t’i japin trupit të tyre pushim nga hormonet sintetike herë pas here.
Ndoshta, për këtë arsye ato po mendojnë të njëjtën gjë edhe tani që janë në shtëpi për shkak të izolimit nga pandemia botërore e coronavirusit dhe e gjykojnë këtë periudhë si idealen për të “frenuar” veten ndaj të tilla metodave të kontracepsionit.
Nëse po merrni pilulën e kombinuar për arsye thjesht kontraceptive (pra, për të mos kontrolluar periodat tuaja ose për të ndihmuar lëkurën tuaj) dhe nuk jeni aktualisht të izoluar në shtëpi me një partner, shanset janë që nuk do të të kesh seks gjatë karantinës.
Në dallim nga implanti ose spiralja, gratë që marrin pilulën e kombinuar janë në gjendje të marrin vendimin për ta ndaluar shumë më lehtë. Por, a është i sigurt ky vendim nëse planifikoni të ktheheni në të në muajt e ardhshëm?
Ne e pyetëm Dr. Anne Lashford, një mjeke e përgjithshme dhe Zëvendës Presidente e Fakultetit të Shëndetit Seksual dhe Riprodhues (FSRH) për mendimin dhe këshillat e saj si eksperte.
Dr. Lashford tha se nëse nuk keni ndonjë problem me pilulën, nuk keni arsye pse të hiqni dorë nga ajo. Trupi juaj nuk ka nevojë për pushim nga pilula, insiston doktoresha.
“Nuk ka asnjë arsye për të hequr dorë nga pilula”, thotë Dr. Lashford. Ju mund të mos e kuptoni, por mund të korrni përfitime nga pilula që nuk i kishit konsideruar madje.
“Unë flas me shumë gra që kanë vite që marrin pilulë dhe e kishin harruar ta merrnin për një kohë, dhe ato treguan problem më të mëdha me gjakderdhjen dhe dhimbjet”, thekson Dr. Lashford.
Mjekja shton se pilula është e njohur gjithashtu për efektin e përmirësimit të gjendjes shpirtërore tek disa njerëz dhe stabilizimin e puçrrave.
Ndalimi dhe rifillimi mund të rrisë rrezikun e mpiksjes së gjakut
Ekziston një arsye tjetër që nuk ka shumë kuptim që të heqësh dorë nga pilula në këtë kohë pandemie, dhe kjo është rritja e rrezikut për mpiksjen e gjakut.
“Ne u japim pilulën vetëm grave që ne e perceptojmë se janë në rrezik të ulët të mpiksjes së gjakut”, i thotë Dr. Lashford Cosmopolitan, duke përmendur që të qenit mbipeshë, duhanpirës ose të moshuar mund të rrisë rrezikun tuaj disi.
Ju mund ta ekspozoni veten në një shtatzëni aksidentale
Pastaj, ekziston një rrezik i shtuar për shtatzëni që vjen me vendosjen e pauzës në pilula. “Ne shohim një numër të madh të rritjes së shtatzënive të paplanifikuara te njerëzit që kanë vendosur të kenë një hendek nga pilula pa ndonjë arsye”, thotë Dr Lashford.
Nëse do të dilnit nga pilula, do të duhet të jeni të sigurt që do e rifilloni atë saktësisht në kohën e duhur për tu siguruar që mos të mbeteni aksidentalisht shtatzënë. /Cosmopolitan
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët