LAJMI I FUNDIT:

Duhen masa për nxitjen e diasporës që të investojë në Maqedoni

Duhen masa për nxitjen e diasporës që të investojë në Maqedoni

OEMVP në takimin me ministrin e ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, diskutoi masat për përkrahje financiare të investimeve të cilat janë shumë të rëndësishme për biznesin dhe ekonominë në përgjithësi.

Këto masa mundësojnë trajtim të barabartë për të gjithë investitorët dhe më tej shtoi se qeveria do të shqyrtojë të gjitha mundësitë për tërhekjen e diasporës për të investuar në vend.

Me këtë ligj ofrojmë masa të reja të cilat synojnë rritjen dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë së vendit dukenxitur investime të reja. – tha ministri Bekteshi.


Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Nebi Hoxha tha se Oda ështe e kënaqur me masat e planit për rritjen ekonomike dhe shpreh mbështetje për miratimin e shpejtë të ligjit për mbështetje financiare të investimeve, mirëpo vlerësoi se këto masa duhet të përfshijnë edhe ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në tekstin e ligjit, të zgjerohet lista e sektorëve tjerë që kanë potencial të madh për ekonominë vendore, duke paraparë masa të veçanta edhe për kompanitë që vijnë nga viset rurale dhe sipërmarrësinë e gruas, me theks të veçantë në zhvillimin e barabartë rajonal.

Ministri Bekteshi theksoi se ligji për mbështetjen e investimeve së shpejti do të hyjë në procedurë qeveritare dhe pret zbatimin e këtij ligji, për të ripërtërirë aktivitetin ekonomik në vend.

Në fund, ministri Bekteshi ftoi të gjitha kompanitë të shfrytëzojnë masat që i ofron Ligji për mbështetje financiare për investime dhe në këtë mënyrë të përmirësojmë standardin e jetesës së qytetarëve të Maqedonisë dhe të inkurajojnë zhvillimin ekonomik të vendit./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Kalo në kategori