LAJMI I FUNDIT:

Dugolli akuzon PDK-në për kërcënime gjatë privatizimit të Feronikelit

Dugolli akuzon PDK-në për kërcënime gjatë privatizimit të Feronikelit
Bujar Dugolli/ Foto: Ridvan Slivova

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bujar Dugolli, ka deklaruar se ka qenë i kërcënuar nga zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës gjatë kohës së privatizimit të Feronikelit. Atij nga deputetët e PDK-së i është kërkuar që të flas me emra dhe mbiemra se kush kanë qenë ata persona që e kanë kërcënuar, por që nuk kanë marrë përgjigje.

Dugolli në komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, tha se është përballur me presion psikologjik deri në kërcënim lidhur me privatizimin e kësaj ndërmarrje.

Deputeti i PDK-së Gazmend Bytyqi, ka pyetur ish-ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Bujar Dugolli, rreth privatizimit të ndërmarrjes së Feronikelit, për çka tha se është përballur me presion deri në kërcënime nga zyrtarët e PDK-së.


“Partia që ju e përfaqësoni ka qenë e zëshme në këtë drejtim, do të thotë duke më bërë presion mua si ministër që kam rrjedhë nga ajo anë dhe mendoj që këtu ka qenë një gabim i madh. Presion psikik, deri në kërcënime lidhur me këtë ndërmarrje edhe pse asgjë nuk është lidhur personalisht me mua, për faktin që kjo ndërmarrje duhet t’i shikoni ka dal në privatizim gjatë vitit 2004 kur qeverinë e ka udhëhequr Bajram Rexhepi i PDK-së, ku ministër pararendës Ali Jakupi dhe Ali Sadriu”, tha ai.

Ai tha se Komuna e Drenasit që është udhëhequr nga PDK ka bërë një fushatë kundër tij, ku ai tha se është akuzuar se gjoja kishte bërë marrëveshje se dëshiron ta favorizojë një kompani krahasuar me një kompani tjetër.

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bujar Dugolli/ Foto: Ridvan Slivova

“Befasia më e mirë dhe më e këndshme ka qenë kur fabrika është lëshuar në punë dhe u raportua që ka shprehur dëshirë të vije edhe lideri i opozitës në prerjen e shiritit të kësaj fabrike, do të thotë z. Thaçi dhe ka ardhur dhe e ka cilësuar si privatizim shumë të suksesshëm, si shumë të mirë. Por, unë nga aspekti personal nuk ua bëjë hallall zullumin politik që ma keni bërë për këtë çështje, sepse nuk ka qenë e ndershme duke e ditur që kompetenca ime ka qenë një anëtarë prej tetëve dhe nuk kam pasur asnjë interes personal, interesi im dhe i qeverisë ka qenë që një investitor me pas sukses në këtë drejtim dhe me u hap 1 mijë e 200 vende pune dhe është cilësuar si privatizimi më i suksesshëm me spin-off special”, tha ai.

Ai tha se për presionet dhe sulmet politike ishte ankuar në administratën e Kombeve të Bashkuara dhe në Ambasadën Amerikane, për çka tha se i është raportuar se ka qenë i kërcënuar dhe i rrezikuar në këtë drejtim. Dugolli tha se nuk ka pranuar mbrojtje dhe se nuk ka dashur të merret më me këtë çështje.

Pas kësaj ka reaguar deputeti i PDK-së, Sejdiu Hoxha, duke thënë se pse ka pritur 10 vite për t’i denoncuar personat nga PDK që thotë se e kanë kërcënuar. Po ashtu, ai ka kërkuar që Dugolli t’i përmend me emër dhe mbiemër personat që e kanë kërcënuar.

“Ju e potencuat disa herë që keni pasur kërcënime nga eksponentë të PDK-së, meqenëse e keni dhënë deklaratën nën betim dhe keni obligim t’i qartësoni komisionit dhe publikut pse iu dashtë 10 vite të prisni dhe të mos i denonconi të gjithë ata persona të cilët iu kanë kërcënuar apo shantazhuar për procesin e privatizimit të Feronikelit. Pse u dashtë të pritet 10 vite dhe të mos i denonconi në Prokurori dhe Polici personat që ju kanë kërcënuar…Ne po insistojmë me ditë a mundeni me na dhënë emrat dhe mbiemrat e eksponentëve të PDK-së që iu kanë kërcënuar për rastin e Ferronikelit”, tha ai.

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bujar Dugolli, ka refuzuar që të jap emrat duke thënë se ata i dinë organet e sigurisë.

“Nëse një ambasadë mike më thotë janë top konfidenciale këto, por ke kujdes, atëherë unë nuk e kuptoj një diçka të tillë qysh ju mundeni diçka më kërkua unë. Ato kanë qenë çështje të Policisë, të Prokurorisë …I keni të xhiruara e keni edhe Parlamentin edhe përplasjet që kanë ndodhur në atë kohë, por ne kemi edhe informacione tjera që vet kam qenë i paralajmëruar nga organet e Policisë për këtë çështje dhe këto tash janë çështje që në krejt këtë propagandë që është bërë mendoj që ka pasur edhe kryeministri edhe zëvendëskryeministri informacion të cilët më kanë thirrur dhe më kanë treguar. Ka pasur kërkesë të më ofrohet mbrojtja e afërt nuk e kam pranuar, sepse më është dukur një absurditet, kryeministri ka qenë në dijeni, zëvendëskryeministri ka qenë në dijeni, nuk kam pranuar mbrojtje të afërt, kam pasur vetëm mbrojtjen time. Çka më është ofruar, më është ofruar makina e blinduar e zëvendëskryeministrit edhe në pjesën e fundit 2007 kam ec me atë makinë si siguri”, tha ai.

Duke qenë se nuk mori përgjigje rreth emrave që e kanë kërcënuar, deputeti i PDK-së Sejdiu Hoxha, tha se përderisa nuk i thotë me emër dhe mbiemër ka për qëllim vetëm të etiketojë PDK-në.

Hoxha iu drejtua duke e pyetur se pse në zgjedhjet e 2010 ka qenë kandidat për deputet nga kjo parti.

“Tek kjo pikë konsideroj që nuk kemi përgjigje apo konsiderojë që dëshmitari refuzon me dhënë opinionin e vet, ka për qëllim vetëm me e etiketua një parti të caktuar politike, në këtë rast PDK-në përderisa heziton me i thënë me emra personat të cilët e kanë kërcënuar në atë kohë. Derisa ju potencuat që keni pasur kërcënime nga eksponentë të PDK-së qysh patë mundësi që një parti që iu etiketojë, ju shtini me e lënë politikën ju në vitin 2010 me kanë kandidat për deputet nga radhët e PDK-së”, tha ai.

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bujar Dugolli/ Foto: Ridvan Slivova

Të ketë qenë deputet i PDK-së ka mohuar ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bujar Dugolli.

“Nuk jam kanë nga radhët e PDK-së, ne kemi bërë një koalicion si iniciativë qytetare me z.Kosumi dhe për shkak të kohës të shkurtër e vetmja ka qenë me garua brenda një liste. Por, kjo ka qenë ndoshta testim se a e kanë pasur propagandë apo isha unë ajo delja e zezë, po të ishte ndoshta nuk do të pranonin që të isha as pjesë e asaj”, tha ai.

Përsëri i ka reaguar deputeti i PDK-së Sejdiu Hoxha, i cili tha se së bashku me të kanë kërkuar vota në Drenas.

Ish-ministri i Tregtisë dhe industrisë Bujar Dugolli për më shumë se dy orë është përgjigjur lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.

“Kur janë ankuar që po rrjedhim informacione, për shembull ne tek menaxhmenti nuk kemi pas kurrfarë kontrolli, menaxhmenti i AKM-në që është ndërtuar prej 2002 i kanë dhënë llogari shtyllës së katërt. Ato kanë pasur raporte kur menaxhmenti ka bërë raportime që ka pasur kërcënime dhe tërheqje të ofertuesve si rezultat i kërcënimeve. Nga, ata i kanë raportuar nuk kanë potencuar emra, kanë thënë se emrat janë organet e Policisë, nga njerëz afaristë ose qoftë unë s’po mundem sepse neve nuk na janë dhënë emrat. Ka pasur edhe afaristë, por normal edhe afaristë që kanë qenë të afërt me politikën patjetër, sepse ata të cilët kanë penguar një ofertim të rregullt padyshim dhe në këtë aspekt e kam shprehur si shqetësim”, tha ai.

Kryetari i komisionit Hajrullah Çeku ka pyetur rreth privatizimit të ndërmarrjes “Jugo-Term” në Gjilan, i cili tha se ka dëshmi të brendshme të AKM-së që konstatojnë që ky privatizim është bërë në mënyrë të paligjshme dhe në mënyrë korruptive.

Ai tha se ka pasur edhe marrëveshje të fshehtë mes tre ofertueseve, derisa ka pyetur se kush janë privatizuesit.

Ish-ministri Bujar Dugolli, tha se nga raportimet në media është thënë se dikush nga familjarët e Fatmir Rexhepit të LDK-së, derisa tha se ka pasur raportime edhe për Lutfi Hazirin, që tashmë mbanë pozitën e kryetarit të Komunës së Gjilanit.

“Ky nga menaxhmenti është raportuar se ka qenë një procedurë e rregullt, kanë konkuruar ofertat dhe është shpallur oferta fituese, kur është shpallur oferta fituese normal që përmes mediave jam njoftuar se oferta fituese është një person i cili është i lidhur me politikën me LDK-në është thënë dikush nga Gjilani, raportimet e mediave kanë qenë. Do të thotë ky raportim ka ardhur pasi që procedura është aprovuar. Tek marrëveshjet e fshehta nuk kam qenë në njohuri, po të isha në njohuri para se të ndodhte. Është thënë që dikush nga familjarët e Fatmir Rexhepit mësa di unë, nuk e di në atë periudhë a ka qenë apo ka pat dhënë dorëheqje, nuk e di saktë. Është diskutuar edhe për z.Haziri që ka një pjesë, mediat unë nuk them ka pasur raportime në media”, tha ai.

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bujar Dugolli/ Foto: Ridvan Slivova

I pyetur nga Çeku se a ka qenë kundër ai dhe Haki Shatri kundër ritenderimit të kësaj ndërmarrje, Dugolli tha se nuk i kujtohet a ka pasur ritenderim.

Bujar Dugolli, po ashtu rreth procesit të privatizimit deklaroi se Serbia u ka vendosur taksa pronarëve kosovarë të tokave dhe përderisa dokumentacioni u ishte asgjësuar, kosovarët është dashur ta blejnë tokën e vet.

“Projektet e Serbisë për kolonizimin e Kosovës për marrjen e pronave ka qenë politikë shtetërore e tyre dhe ata kanë bërë falsifikime të vazhdueshme, uzurpime, marrjen e tokave shqiptare, ka pasur raste kur nuk ka mundur ta paguajë i kanë vendosur taksë për tokë e cila nuk ka mundur vetëm taksën me e la produkti bujqësor. Në këtë mënyrë e kanë përdorur për me ia marr tokën shqiptarëve, kjo politikë ka vazhduar edhe në atë Serbinë e parë, edhe të dytën, edhe në Jugosllavi pas luftës së dytë botërore procesi i kolonizimit ka vazhduar me nacionalizimin e pronave, kryesisht një herë iu kanë marrë familjeve patriotike që kanë ra ndesh me sistemin. Dokumentacioni është asgjësuar, pasuria e shqiptarëve e cila do të duhej t’i takonte dhe do të duhej t’i kthehej kujt iu ka marrë me ligje diskriminuese nuk iu është kthyer”, tha ai./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori