Sezoni i ri në NBA do të fillojë të martën me duelin ndërmjet Cleveland Cavaliers dhe Boston Celtics, ndërsa e gjithë vëmendja është te gjendja fizike e LeBron James.

Mbreti i parketit po hyn në sezonin e tij të 15-të në ligën më të fortë të basketbollit, ndërsa asnjëherë nuk e ka humbur ndeshjen e parë.


lebron1 (SB Nation)

Mirëpo, gjendja e tij vazhdon të jetë e paqartë dhe nuk dihet se a do të jetë i gatshëm për lojë.

James ka problem me nyjën e këmbës për më shumë se dy javë dhe ende nuk ka një vendim përfundimtar për praninë apo mungesën e tij në takimin ndaj Bostonit.

lebron (FOX Sports)

"Do të luajë. Më besoni, do të luajë. Nuk më intereson se çfarë do t'i duhet të bëjë, por do të luajë", ka thënë bashkëlojtari i tij, J. R. Smith.

Trajneri Tyronn Lue ka thënë se as ai nuk e di se a do të jetë në gjendje të luajë James.

irving (Bleacher Report)

Nga ana tjetër, te ekipi kundërshtar i LeBronit do të luajë ylli tjetër i basketbollit, Kyrie Irving. /Telegrafi/

telegrafi sport app