LAJMI I FUNDIT:

Duda do ta dekorojë Pendarovskin me urdhrin e “Shqiponjës së Bardhë”

Duda do ta dekorojë Pendarovskin me urdhrin e “Shqiponjës së Bardhë”

Presidenti Stevo Pendarovski u prit sot në Varshavë me nderime shtetërore dhe ushtarake nga Presidenti i Republikës së Polonisë, Andrzhej Duda, me të cilin filloi vizita e tij zyrtare dyditore në Republikën e Polonisë.

Presidenti Pendarovski realizoi takim kokë më kokë me presidentin Duda, në të cilin u konfirmuan marrëdhëniet e sinqerta miqësore dhe dialogu i frytshëm politik ndërmjet dy vendeve.

Temat e takimit ishin integrimet evropiane të Maqedonisë, partneriteti në NATO, lufta në Ukrainë dhe pasojat e saj, si dhe kriza globale ekonomike dhe energjetike.


Në kuadër të vizitës zyrtare, parashihet që presidenti Duda ta dekorojë presidentin Pendarovski me dekoratën më të lartë polake, “Urdhri i Shqiponjës së Bardhë”, ndërsa presidenti Pendarovski me urdhrin “8 Shtatori”.

Presidenti Pendarovski do të ketë takim edhe me kryeministrin e Republikës së Polonisë, Mateusz Morawiecki, ndërsa së bashku me presidentin Duda pasdite do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në takim me përfaqësues të odave dhe bizneseve polake dhe përfaqësues të Maqedonisë nga sektori i biznesit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori