Nesër (17 shkurt) bëhen 15 vjet që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës.

Me këtë rast tashmë kanë nisur aktivitetet e ndryshme dhe përgatitjet për festën e veçantë të popullit të Kosovës.


Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ndërkohë ka marrë vëmendje me paraqitjen në këtë përvjetor.

Ajo ka publikuar disa fotografi në rrjetin social, Facebook, ku ka prezantuar fustanin e veçantë që lidhet me ngjyrat e flamurit të Kosovës.

“15 vjet dashuri të pastër”, ka shkruar ajo.

331460211 2379252412224473 7431205394897886219 n Foto: Screenshot/Facebook/Diba Celina

Urimet dhe komplimentet ndërkohë nuk munguan nga ndjekësit që ajo mban në rrjetin e popullarizuar.

Duda përndryshe shquhet për sharmin dhe elegancën që vazhdimisht përcjell si dhe komentohet në masë të madhe për dukjen e jashtme. /Telegrafi/

331250898 729301592054185 7223304200386259317 n Foto: Screenshot/Facebook/Diba Celina

331327966 903352164143156 4947640846282154546 n Foto: Screenshot/Facebook/Diba Celina

331247369 916176682855790 8029647386106198341 n Foto: Screenshot/Facebook/Diba Celina