Deputetja e komunitetit boshnjak, e cila ka fituar mandatin e tretë për deputete, Duda Balje, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet politike në partinë DSB.
Në një shkrim të publikuar në Facebook, ajo numëron shumë arsye që e kanë shtyrë të vie deri të ky vendim.
“Kam menduar gjatë, dhe gjithnjë në interes të boshnjakëve të Kosovës, deri diku edhe DSB-së, partisë së cilës i kam takuar me ide dhe me tërë qenien, Duda Bale, në mënyrë publike dëshiron t’ju informoj se kam marrë vendim të pakthyeshëm për tërheqje definitive nga DSB-ja, duke përfshirë dorëheqjen nga të gjitha funksionet”, thotë Balje.
Ajo thekson se vendimi është derivat i një harmonie të thyer që një periudhë të gjatë Brenda DSB-së, kulminacioni i së cilës u pasqyrua gjatë fushatës së fundit zgjedhore.
“Vendimi im është personal, por edhe përgjigje morale se nuk dëshiroj në asnjë mënyrë të jem legjitimitet i aktiviteteve që kanë të bëjnë me punën e DSB-së, si dhe veprimeve politike dhe të interesave të grupeve të ngushta njerëzish, me qëllim të ambicieve personale, duke menduar shumë pak për komunitetin dhe pasojat eventuale për të. Vendimi im për dorëheqje të parevokueshme vjen si rrjedhojë e nënvlerësimeve, si dhe fyerjet e ulëta në origjinën time, mos respektin, përhapjen e të pavërtetave rreth punës time….Përhapjes së fjalëve për mua si ‘armik të partisë’, është diçka që unë kam përjetuar si goditje të fortë morale, pas gjithë asaj që kam bërë për partinë dhe komunitetin boshnjak. Po ashtu, për mua si diçka shumë e rëndësishme dhe negative, po përmendi margjinalizimin e anëtarëve më të vjetër dhe më me përvojë të partisë, mos transparencën e vendimeve, shpenzimin e financave”, ka thënë ajo.
Balje thotë se tani e tujte do të veprojë në kuadër të grupit parlamentar ‘6+’.
“Udhëheqësisë së DSB-së, anëtarëve e simpatizantëve, ju dëshiroj sukses në punën e tyre, duke njohur strukturën e partisë dhe aftësitë intelektuale, mendoj se mungesa ime nuk do të vërehet. Sa i përket angazhimit tim të mëtutjeshëm, do të veproj në kuadër të Parlamentit të ri të Kosovës si përfaqësuese e boshnjakëve në kuadër të grupit parlamentar ‘6+’.
Pas takimit me kryetarët e LDK-së dhe VV-së, kemi marr qëndrim përfundimtar që ka të bëjë me emërimin e ministrit të ardhshëm nga komunitetet pakicë, që nënkupton se pozitën e ministrit do ta marr kandidati që arrin 6 nënshkrime nga gjithsej 10 deputetë nga komunitetet pakicë”, shprehet ajo, njofton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës