Duartrokitjet e fundit: Kështu u përcjell për në banesën e fundit mbretëresha e muzikës rome (Foto)

Në varrezat e Butelit të Shkupit është varrosur mbretëresha e muzikës rome.
Esma Rexhepova ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare pas një sëmundje të shkurtër.
Javën e kaluar këngëtarja u shtrua në një spital të Shkupit. Edhe pse ishte shpresuar, megjithatë, mjekët nuk ishin në gjendje ta mbajnë në jetë Esmën, transmeton Telegrafi.
Në ceremoninë e varrimit të këngëtares ishin të pranishëm shumë qytetarë dhe politikanë maqedonas.
Kujtojmë se Esma ishte e martuar dhe nuk kishte fëmijë biologjik, por kishte adoptuar 47 fëmijë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
12/12/2016
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































































