LAJMI I FUNDIT:

“Dua të shkoj në shtëpi” – Xavi i kërkon Al-Saddit që ta lërë të kthehet në Barcelonë

“Dua të shkoj në shtëpi” – Xavi i kërkon Al-Saddit që ta lërë të kthehet në Barcelonë

Trajneri i Al-Saddit, Xavi i ka kërkuar klubit të tij aktual që ta lejojë atë të largohet dhe të marrë drejtimin e klubit katalunas, Barcelonës.

Drejtuesit e Barcelonës ishin në Doha të mërkurën për t’u takuar me zyrtarët e Al-Sadd për Xavin, i cili është identifikuar si zgjedhja kryesore e Barçës për të marrë drejtimin pas shkarkimit të Ronald Koeman.

Ndërsa Al-Sadd lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se ata synonin të mbanin Xavin, 41-vjeçari tani ka shprehur dëshirën e tij për të “shkuar në shtëpi” në klubin ku luajti si lojtar për 17 sezone.


Xavi: Kalimi im te Barcelona duhet të ndodh, klubet janë në bisedime
Lexo po ashtu Xavi: Kalimi im te Barcelona duhet të ndodh, klubet janë në bisedime

“Kam folur me Barçën për ditë të tëra, ka mbaruar. Por, tani varet nga bisedat mes klubeve, ata duhet të arrijnë një marrëveshje”, ka thënë fillimisht Xavi pasi Al-Sadd barazoi 3-3 me Al-Duhail të mërkurën mbrëma.

“Barça po vjen për të biseduar, ne jemi të gjithë të etur dhe të emocionuar. Do të shohim nëse do të përfundojë”.

“Unë me të vërtetë dua të shkoj në shtëpi. Shpresoj që kjo të ndodhë. Unë kam një kontratë dhe tani klubet duhet të negociojnë. Ata tashmë e dinë pozicionin tim”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori