“Dua të lë futbollin dhe të luaj golf, por nuk mundem” – Guardiola deklaron se nuk do të drejtojë klub tjetër pas Man Cityt
![“Dua të lë futbollin dhe të luaj golf, por nuk mundem” – Guardiola deklaron se nuk do të drejtojë klub tjetër pas Man Cityt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/Screenshot-2024-12-10-175548-780x439.png)
Pep Guardiola është një nga trajnerët më të mirë të futbollit ndonjëherë. Me Barcelonën, Bayern Munich dhe Manchester Cityn fitoi 39 trofe dhe tre herë u shpall trajneri më i mirë në botë.
Ai është në klubin nga Mançesteri që nga viti 2016, ndërsa tani po kalon një nga periudhat më të vështira në karrierën e tij.
Në Ligën Premier janë në vendin e katërt me tetë pikë më pak se Liverpooli kryesues, i cili ka edhe një ndeshje më pak, ndërsa në Ligën e Kampionëve është i 17-ti me 8 pikë.
Man City ishte në një seri prej shtatë ndeshjesh radhazi pa fitore, ndaj filloi të vihej në pikëpyetje nëse ishte koha që Guardiola të largohej. Megjithatë, ai e zgjati kontratën deri në vitin 2027.
Në emisionin Desmontadito të prezantuesit Danij Garcia, ai pranoi se do të përfitonte nga një pushim nga futbolli.
“Dua të lë futbollin dhe të luaj golf, por nuk mundem. Do të vijë një kohë kur do të ndihem mjaftueshëm dhe atëherë do të ndalem patjetër. Nuk do të drejtoj një ekip tjetër. Nuk po flas për një periudhë afatgjatë. Të ardhmen, por nuk do të largohem nga Manchester City dhe të shkoj në një vend tjetër për të bërë të njëjtën gjë si tani”.
“Nuk do të kisha energji për këtë, jam ende këtu. Mendimi për të shkuar diku tjetër, me procesin e stërvitjes dhe gjithçka tjetër… Jo, jo, jo. Ndoshta do të drejtoja kombëtaren, por ajo është ndryshe”.
“Unë duhet të ndalem, si ata shefat e kuzhinës që shkojnë në vende të tjera, të ndalem dhe të shoh se çfarë kam bërë mirë dhe çfarë mund të bëj më mirë. Kur je i zënë gjatë gjithë ditës, nuk ke kohë për këtë. Një pushim do të më bënte mirë”, deklaroi Guardiola, duke theksuar se golfi është “një nga terapitë më të mira” për të. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/milan-1-380x233.jpg)
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit
![Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/barcelona1-380x233.jpg)
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë
![Tifozët e Celticut mbështesin palestinezët dhe i thonë UEFA-s: Tregoji Izraelit një karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/celtic-bayern-380x233.jpg)
Tifozët e Celticut mbështesin palestinezët dhe i thonë UEFA-s: Tregoji Izraelit një karton të kuq
![Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collina-2-780x439.jpg)
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002
![Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/vinicius-junior-780x439.png)
Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite
![Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Conceicao-780x439.jpg)
Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton
![Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/neymar-2-780x439.jpg)
Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians
![UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/03/chl-780x439.png)
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027
![Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/man-city-5-780x439.jpg)
Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi