Site icon Telegrafi

Dua Lipa nderoi ikonat e muzikës pop, Geri Halliwell dhe Amy Winehouse me paraqitjen në “Brits 2021”

Dua Lipa nderoi dy ikonat e muzikës pop në Mbretërinë e Bashkuar, Geri Halliwell dhe Amy Winehouse, me paraqitjen në “Brits 2021”.

Artistja, e cila fitoi çmimet “Artistja më e mirë femër” dhe “Albumi më i mirë i vitit” për albumin “Future Nostalgia”, mori vëmendje të madhe me veshjet që ka risjell.

Këngëtarja shqiptare po ashtu interpretoi disa nga hitet e saj, teksa u shfaq atraktive në një xhaketë të printuar me ngjyrat e flamurit të Mbretërisë së Bashkuar, duke rikthyer një nga veshjet e famshme të yllit të “Spice Girl”, e cila ishte bërë një sensacion ndërkombëtar në 1997.

Dua Lipa në “Brits 2021” (Foto: Instagram)

Halliwell nuk ishte e vetmja ikonë britanike, të cilën Lipa e nderoi, me përdoruesit e rrjeteve sociale të cilët theksuan se veshja e Duas në tapetin e kuq ngjasonte me atë të Amy Winehouse.

Lexo po ashtu Dua Lipa bëri thirrje për rritjen e rrogave për punëtorët shëndetësorë në fjalimin e saj pas marrjes së çmimit në Brits

Ajo e kompletoi pamjen me take ngjyrë vjollcë dhe çorape të zeza të gjata, me një model flokësh që u bë sinonim i Winehouse – duke e bërë më të besueshëm për adhuruesit.

Dua Lipa në “Brits 2021” (Foto: Getty Images)

Në fjalimin pas pranimit të çmimit të parë, 25 vjeçarja kërkoi ngritje të pagave për punëtorët shëndetësorë të vijës së parë të frontit dhe në fjalimin e çmimit të dytë, kërkoi një çmim trimërie pas vdekjes për 20 vjeçarit, Folajimi Olubunmi-Adewole.

Little Mix, Arlo Parks dhe Billie Eilish ishin midis artistëve që morën çmime në mbrëmjen e madhe muzikore që u mbajt në Londër, të martën në mbrëmje.

Geri Halliwell (Foto: Getty Images)

Dua Lipa dhe DJ Regard sivjet ishin të vetmit shqiptarë pjesëmarrës në “Brits”. /Telegrafi/

Amy Winehouse (Foto: Getty Images)
Exit mobile version