Drejtoria Rajonale e Poolicisë në Gjakovë, kabërë të ditur raportin 24 orësh, ku në këtë periudhë kohore janë raportuar dy raste të dhunës në familje, në stacionin Policor në komunën e Malishevës.

Sipas Policisë, viktima femër kosovare ka njoftuar stacionin policor në Malishevë, se e dyshuara femër kosovare, në vazhdimësi e ka sulmuar viktimën, ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.


Ndërsa në rastin tjetër është raportuar se viktimat kosovare kanë lajmëruar policinë se janë larguar me forcë prej shtëpisë nga i dyshuari mashkull kosovar. Më pas viktimat janë intervistuar, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti në procedurë hetimore.