Site icon Telegrafi

Dronët ujor të ukrainasve sulmojnë helikopterët dhe anijet ruse në Krime

Inteligjenca ukrainase SBU ka publikuar sot pamjet të dronët ujor të njohur si Sea Baby, duke shkatërruar helikopterët dhe anijet ruse në Krimenë e pushtuar.

Pamjet janë filmuar gjatë 6 dhjetorit në brigjet e Kerçit në lindje të Gadishullit, ku helikopterët, aeroplanët dhe anijet patrulluese tentuan të ndalin dronët ujor të ukrainasve, transmeton Telegrafi.

“Pilotët rusë menduan se do të jetë një gjueti e lehtë, por ata ishin vetë ata që e pësuan nga dronët ujor që hapën zjarr mbi ta”, u tha nga SBU-ja.

Dronët ujor ishin pajisur me mitralozë të kalibrit të madh që komandoheshin nga distanca, kurse bazuar në bisedat e përgjuara të rusëve, helikopterët e tyre janë dëmtuar rëndë.

Madje theksohet se disa nga anëtarët e ekuipazhit kanë humbur jetën dhe disa tjerë janë plagosur nga rrëzim i fluturakeve. /Telegrafi/

Exit mobile version