Operativët e Hezbollahut po përdorin gjithnjë e më shumë dronë me pamje (FPV) në sulmet ndaj trupave izraelite, të cilat po zhvillojnë një ofensivë tokësore kundër këtij grupi në jug të Libanit.

Pamjet e fundit të publikuara nga Hezbollahu tregojnë dronë të vegjël FPV, të pajisur me ngarkesë shpërthyese, duke goditur tanke izraelite dhe mjete të tjera në jug të Libanit.


Disa prej këtyre dronëve drejtohen përmes një kablloje fibër optike, gjë që e vështirëson ndërhyrjen elektronike për bllokimin e sinjalit të tyre, raporton timesofisrael.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë raportuar disa të plagosur në radhët e trupave si pasojë e sulmeve me dronë nga Hezbollahu gjatë luftimeve.

Dronët FPV konsiderohen si një nga tiparet karakteristike të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.

Hezbollahu ka kryer disa sulme me dronë FPV edhe gjatë luftës në vitin 2024, megjithëse jo në një shkallë kaq të gjerë. /Telegrafi/