LAJMI I FUNDIT:

Drogë, mjete prerëse e celularë në burgjet e Shqipërisë

Drogë, mjete prerëse e celularë në burgjet e Shqipërisë

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm kanë zhvilluar një kontroll blic në të gjitha burgjet e vendit, duke sekuestruar drogë, mjete prerëse e telefona.

Të gjitha IEVP-të e vendit është arritur që gjatë një periudhë 3 javore, të kapen:

17 telefona celular, 6 karta SIM dhe 9 aksesorë të tjerë telefonash celularë, 135 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa, 27 mjete prerëse të improvizuara nga të burgosurit.


Për shkeljet e konstatuara janë marrë masa administrative për punonjësit përgjegjës të burgjeve. Konkretisht janë pezulluar nga detyra: Shefi i Policisë në IEVP Drenovë të Korçës për thyerje të skemës së sigurisëm Një specialist i grupit të sigurisë në IEVP Drenovë të Korçës, për falsifikim dokumentesh.Një specialist trupe në IEVP Fushë Krujë.

Janë proceduar penalisht gjithsej 13 persona: 1 punonjës policie për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Futja e sendeve të ndaluara nga personi që ka për detyrë t’i ruajë ato”. 1 punonjës policie për vepren penale të “Falsifikimit të dokumentave”. 11 të dënuar dhe paraburgosur për veprën penale “Futja e sendeve të ndaluara”. 1 familjar i të dënuarit për veprën penale “Futja e sendeve të ndaluara”.

Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit janë referuar në organin e Prokurorisë 3 raste për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

“Forcimi i sigurisë në burgje është një nga shtyllat e reformës së thellë që është ndërmarrë në sistemin penitenciar në vend dhe që po jep rezultate të mira në funksion të rritjes së standardeve të këtij sistemi. Inspektimet dhe kontrollet nga të dyja strukturat në bashkëpunim do të vijojnë në mënyrë intensive”, thuhet në njoftim, raporton Top Channel. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Lajme
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori