LAJMI I FUNDIT:

Drogë e telefona mobilë, parandalohet kontrabanda në Burgun e Dubravës

Drogë e telefona mobilë, parandalohet kontrabanda në Burgun e Dubravës

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës pas një informacioni konfidencial, Departamenti për Siguri ne bashkëpunimin me Njësitin e Inteligjencës së SHKK-së, përmes rrugëve operative kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.

“Me të pranuar informacionin, i menjëhershëm ka qenë reagimi i menaxhmetit të QKD-së, i cili ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, me ç’rast në tunelin e Portës së Re të hyrjes së qendrës kanë lokalizuar Automjetin Transportues të kompanisë së kontraktuar për furnizime të kantinave në SHKK, ku gjatë kontrollit të detajuar brenda hapësirave të Automjetit Transportues në mënyrë të kamufluar është tentuar të futet brenda qendrës: – substancë e dyshuar narkotike 748 gr; – 11 telefona mobil; – 8 kabllo të adapterëve; – 2 koka të adapterëve; – 5×20 tableta të dyshuara të llojit DBOLMAX, dhe – 212 tableta të dyshuara si ekstazi”, thuhet në njoftimin e SHKK.


Lidhur me rastin është njoftuar policia, ndërsa SHKK ka njoftuar se ka filluar hetimet dhe shumë shpejt të dal me një raport të detajuar.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë këtyre dukurive negative, të cilat kanë për qëllim të rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori