Vetëm pak metra nga zona më e populluar në Tiranë, në një lokal gjen drogë dhe seks si ta duash dhe kur ta duash.
“Fiks Fare” tregoi sot sesi të ofrohet kokainë në lokalet e kryeqytetit. Për gjithçka mendon lokali, në dollapin e tualetit i ke gati “mjetet e punës”, tub thithës, pjatë dhe një kartë telefoni.
Në emisionin investigativ “Fiks Fare” kishte mbërritur një denoncim se në një lokal konsumohet dhe shpërndahet kokainë, po ashtu ushtrohet dhe prostitucion. Denoncuesja dyshonte se tutore ishin ca vajza kliente të përhershme të lokalit. Menjëherë Fiksi nisi një bashkëpunim me denoncuesen duke shkuar 2 netë radhazi në këtë lokal.
Në natën e parë, konsumohej duhan në ambiente të brendshme gjithë kohës. Gazetarja iu drejtua tualetit të lokalit, ku vuri re në një dollap një pjatë, një tub thithës dhe një kartë. Elemente që tregojnë konsumim të kokainës në këtë ambient. Lokali qëndronte i hapur non stop, pra 24 orë.
Nata e dytë bëhet edhe më interesante ku gjatë bisedës midis gazetares dhe kamerierit të lokalit dalin në pah edhe të tjera detaje. Kamerieri që njëkohësisht është dhe menaxher i lokalit shprehet se nuk e ka aspak të vështirë t’i gjejë mall gazetares së Fiksit.
“Ça hashashi më llogarit ti mua moj? Ça heroine më llogarit? Kokainë”, thotë kamerieri.
Gjatë qëndrimit në lokal, gazetarja e Fiksit hynë në bisedë me një kliente të përhershme, e cila thotë se qëndron gjithë kohës aty.
“Kemi qëndruar dje deri në 8 të mëngjesit, se erdhëm këtu në 3 të natës, eee me gjëra kështu (prek hundën)”, thotë vajza, kliente e përhershme e lokalit. Madje midis klientëve të përhershëm kishte një gjuhë të përbashkët me anë të shenjave. Mjaftonte një gjest i klientit për t’u marr vesh me kamerierin. Një gjest me dorë drejt hundeve dhe malli të shërbehej, jo në tavolinë, por në tualet. Pikërisht pas një gjesti të tillë në natën e dytë, gazetarja iu drejtua sërish tualetit. Në dollap tashmë përveç mjeteve si tubi thithës, kartës u gjet edhe pjata me një vizë kokainë. E bërë gati në pritje për klientin e radhës.
Por në të tilla raste tabloja nuk është e plotë, ndaj disa “klientë” që e frekuentonin lokalin rregullisht ofronin edhe marrëdhënie seksuale me pagesë. Këto vajza luanin rolin e menaxhereve të seksit dhe gjenin klientë.
Vetëm pak ditë pasi gazetarja ishte në lokal, në celularin e saj erdhën mesazhe nga vajza me të cilën kishte folur brenda në lokal.
Ajo i shkruante se ka ardhur një klient turk dhe vetëm për një herë seks do merrte 100 euro.
Bisedat me kamarierin dhe klienten
Fiksi: Ti punon këtu apo jo?
Kamerieri: Po. Sot punoj.
Fiksi: Punon apo nuk punon? Je menaxher?
Kamerieri: Jo, lokalin e ka daja im, edhe këtu përgjigjem për çdo lloj gjëje. Ka raste rri edhe 48 orë, pa lëviz. Mbaj mend janari këtu janë bërë shumë lekë, ngaqë lejojmë cigaren brenda, sepse ai pinte, unë pija, të gjithë pinim. Doja të thosha tjetër, për alkoolin, kur unë pija një “diçka “ që të mbaja sytë hapur, pija alkool, mbaja syrin hapur.
***
Fiksi: Ku vajtën gocat?
Vajza: Ikën në shtëpi sot.
Fiksi: Vetëm ti e?
Vajza: Po unë këtu rri gjithmonë,
Fiksi: Po pse ikën gocat?
Vajza: Po ikën ngaqë qëndruan dje deri në orën 8 të mëngjesit, kanë ik në shpi. Unë në ora 8 kam ik në shpi. Erdhëm këtu nga ora 3 e natës. ( lokal) . Eee me gjëra kështu,( prek hundën ). Mirë. Hajde atyyy.
Fiksi: E di unë ku e këput ti. Po unë piva dje dynjanë, dje vodka,
Vajza: Ca thua ti, po unë pi 12 orë alkool edhe nuk ndjej gjë.
Fiksi: Po pra.
Vajza: Po prapë… flasim, flasim. Do dalim ndonjë natë.
***
Kamerieri: Dëgjo, erdhe sot këtu, edhe po të respektoj. Mos bëj gërci- mërci me të tjerët. Se unë këtu i kam të gjithë njerëzit e mi (klientët e lokalit ).
Fiksi: Po mirë mo, këta janë klientë tashti. Çlidhje kanë këta me ty. Jam shumë keq, kam shumë nevoj, e kupton?
Kamerieri: Për ça ke nevojë [për mall)?
Fiksi: E.
Kamerieri: Pastaj.
Fiksi: Ë?
Kamerieri: Pastaj. Mos ki merak.
Fiksi: Po jo hashash.
Kamerieri: Ca hashash më llogarit ti mua moj? Ca heroine më llogarit ti mua moj?
Fiksi: Ndaj po të them.
Kamerieri: Kokainë. Dëgjo këtu. Do ta bëjmë kështu muhabetin.
Fiksi: Si t’ja bëjmë.
Kamerieri: Po ti s’di shtëpinë time moj.
Fiksi: Po si do t’ja bëjmë. Do marrësh ndonjërin që ta gjej???
Kamerieri: Problem për mallin e kam unë?? E di ça po flet moj?
Fiksi: Po si pra, unë të dija kamerier këtu. Dje nuk gjeta.
Kamerieri: Po pse s’më the ta gjeja unë.
Fiksi: Po ku ta dija unë.
Kamerieri: Problem për kokainë ë ë?? Punë kokaine më thua?? E kam marrë aq shumë.
Fiksi: Merrje shumë?
Kamerieri: Pija gjithë natën këtu.( lokal) . Unë të paktën e pija te pjesa mbrapa, andej.
Fiksi: E marr vesh.
Kamerieri: Do lëvizësh para ti,
Fiksi: Ok, do lëviz para po ku do ta gjesh ti, ke këtu? Të ma ja ësh, ke këtu?
Kamerieri: Do të marr unë në telefon, ma sjellin, prit te “Oslo” Komunë. E shumta gjysmë orë. Do presësh te komuna, vij unë të marr në “Oslo”, dhe shkojmë e pimë në shpi. ( shtëpinë e djalit). Për qejf.
Fiksi: Sa viza arrin?
Kamerieri: Sa viza? Arrija 12, 15, gjithë natën këtu, sa që nuk më zinte gjumi 2 ditë pastaj.
Fiksi: Duken këta këtu që marrin. (klientë të lokalit) .
Kamerieri: Si?
Fiksi: Duken, këto gocat njëherë.
Kamerieri: Lëre, unë po të them mos u afro me këto.
Fiksi: Ndaj hyra në muhabet.
Fiksi: Hajde. (hyjmë në lokal). /Top Channel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Dikush mund të bëjë lista për punësime, por deri sa jam unë kryeministër kjo nuk do të ndodhë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

23 shkurti, datë e rëndësishme për Rotary International dhe Rotary në Kosovë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë