Ish sulmuesi i Watfordit, Troy Deeney, beson se Didier Drogba mund të vlente afër 200 milionë euro sikur formën më të mirë të karrierës ta kalonte në vitin 2025.

Deeney është mesë i sigurt se askush nuk i afrohet asaj që Drogba e bënte kur mbronte fanellën e skuadrës londineze.


“Në kuptimin e “paketës së plotë” dhe të bënte gjithçka absolutisht në mënyrë brilante, nuk ka asnjë që mund ta bëjë atë që Drogba e bënte te Chelsea”.

“Kur arriti te Chelsea, kur të gjithë po luanin me dy përpara, iu dëshmoi të gjithëve duke e dominuar dhe prirë në linjë i vetëm”.

“Ishte elegant dhe super në mënyrë teknike. I shpejtë, mund të shënonte me kokë, nga afërsia, gjuajtja e lirë... Po të ishte në formën më të mirë, tani çmimi i tij do të ishte afër 200 milionë funte”, shkroi Deeney.

Drogba në karrierën legjendare te Chelsea, realizoi 164 gola në 381 paraqitje, kurse e fitoi disa herë Ligën Premier si dhe titullin e Ligës së Kampionëve./Telegrafi/

telegrafi sport app