Driton Kuka e ka cilësuar Mbret xhudistin Akil Gjakova pas triumfit të madh në Grand Slam-in e Parisit.

Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e xhudos që u mbajt në Paris.


Gjakova në finale mposhti xhudistin gjeorgjian, Lasha Shavdatuashvilli, në kategorinë -73 kg.

Për të arritur deri në finale, Akilit iu deshtë të mposhtë edhe katër kundërshtarë të tjerë, ku në gjysmëfinale mposhti Tsend Ochir të Mongolisë.

Akil

Ky triumf i ka gëzuar pa masë trajnerin e tij dhe selektorin e Kosovës, Driton Kuka, i cila e ka përgëzuar në profilin e tij në Facebook.

Kuka e ka cilësuar Akilin si Mbret të Parisit, ndërsa fitoren e medaljes së artë si dhuratë për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Vlen te theksohet se medalje ka fituar edhe Distria Krasniqi, pasi xhudisja ka fituar të bronztën në kategorinë -52 kg.

Ndërsa, pa medalje ka mbetur Nora Gajkova, që u eleminua në rundin e dytë

Postimi pa ndërhyrje i Driton Kukës:  Mbreti i Parisit që flet Shqip sonte! Dhurata për 10 vjet shtet! Akili i artë në Grand Slam Paris! Kampioni Olimpik i gjunjëzuar në Finale! /Telegrafi/

telegrafi sport app