Driton Azizi nga UNIQA: Suksesi ynë më i madh është kënaqësia e klientëve tanë

Driton Azizi drejton një ndër kompanitë më të mëdha në Maqedoni dhe për këtë kemi vendosur që së bashku me OEMVP-në të intervistojmë të njejtin. Për të mësuar për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. UNIQA për disa vite renditet si një ndër brendet më të fuqishme ne Maqedoni. Përshkruajeni suksesin tuaj me 3 fjali
Të gjithë e dimë se suksesi nuk është destinacioni përfundimtar, por një proces i vazhdueshëm, sistematik dhe në kontinuitet. Dhe as suksesi dhe as dështimi nuk janë thjesht ngjarje që ndodhin brenda natës. Është një proces dhe qëndrueshmëri në mënyrën sesi performojmë, duke pasur një qëllim dhe vizion të qartë për të qenë sa më të mirë.
Megjithë mundësitë sfiduese ekonomike dhe sociale në rajonin tonë dhe më gjerë, me kalimin e viteve kemi arritur të ndërtojmë një brend të fortë dhe të jemi një partner i vlefshëm për klientët tanë. Dhe në këtë kuptim suksesi ynë më i madh është kënaqësia e klientëve tanë dhe natyrisht i punonjësve tanë.
Nga treguesit për suksesin e punës së kompanive të sigurimeve, jam krenar të përmendet se në këtë periudhë UNIQA është e vetmja kompani në tregun maqedonas të sigurimeve që ka rritje të primit si në policat e sigurimit jo të jetës ashtu edhe në kontratat e sigurimit të jetës. Puna e përkushtuar e menaxhmentit të kompanisë, nënkuptonte jo vetëm menaxhimin e suksesshëm të krizës Covid, por edhe realizimin e ambicieve të kompnaisë për t'u bërë një kompani udhëheqëse në tregun maqedonas të sigurimeve. Konfirmimi i kësaj janë arritjet e kompanisë në klasën që sjell më shumë kontrata dhe prime, klasa 10 - sigurimi i autopërgjegjësisë ndaj palës së tretë.
Kur punonjësit e rinj fillojnë punën në kompaninë tonë, ne i prezantojmë ata me kompaninë duke u fokusuar në tre fusha: njohjen e bashkëpunimin me punonjësit e tjerë, të mësuarit rreth “university UNIQA”, dhe njohja me anëtarë të ndryshëm me profil të lartë të komunitetit të profesionistëve të UNIQA. Për të tërhequr vëmendjen e njerëzve më të talentuar në UNIQA si punonjës potencial në një fazë të hershme, ne fokusohemi veçanërisht në kontaktin me potenciale të larta nëpërmjet programit tona disa vjeçar të praktikës në UNIQA.
Njerëzit që punojnë në UNIQA vijnë nga një grup profesionesh të larmishme - nga praktikantët e shitjeve deri tek matematicienët, inxhinierët dhe mjekët. Pavarësisht përvojave dhe background-it të ndryshëm arsimor, ata që të gjithë ndajnë diçka thelbësore: një pasion të përbashkët për UNIQA dhe një dëshirë e përkushtim për të luajtur një rol aktiv në formësimin e së ardhmes.
Si pjesë e politikës strategjike të Burimeve Njerëzore të UNIQA, ne identifikojmë punonjësit me potencial të lartë, duke investuar në zhvillimin e tyre profesional. NE po rekrutojmë dhe mbajmë njerëzit më të mirë, sepse për të ofruar shërbimet më të mira për klientët tanë, ne kemi nevojë për talentet më të mira.
Cilat janë planet tuaja për të ardhmen dhe cili është mesazhi yt për ndërmarësit e rinj?
Me përshpejtimin e shpejtësisë së ndryshimeve në industrinë tonë, suksesi ynë i deritanishëm, përmbushja e gamës së gjerë të sfidave me të cilat jemi përballur dhe mënyrave se si i jemi gjendur pranë kleintëve tanë, na japin besimin e prosperitet të mëtejshëm në këtë mjedis dinamik ndryshimesh. Rrjedhimisht, ne kemi vendosur targete të reja financiare ambicioze për vitin 2021, dhe Bordi ynë po punon ngushtësisht me menaxhimin për t’i kthyer këto angazhime në impakte të prekshme.
Së bashku, me njerëzit tanë, ne do ta kthejmë vitin 2021 në një kapitull krenar të historisë sonë. Pasi kemi arritur kaq shumë, udhëtimi ynë vazhdon. Performanca jonë prej rreth 2 dekada na ka vendosur në një pozicion të shkëlqyer, për përmbushjen e objektivave të strategjisë me klientët në qendër për të punuar me energji dhe me ambicie për çka na pret.
Mesazhi im ndërmarësit e rinj është që të mësojnë mentalitetin e tregut lokal dhe të analizojnë në detaje nevojat e ekonomisë. Asnjëherë të mos heqin dorë nga ideja e një sipërmarrësi, asnjë fillim nuk është i lehtë, është e rëndësishme që çdo dështim të jetë një motiv shtesë për një fillim të ri. Çdo histori suksesi ka uljet dhe ngritjet e veta, gjëja më e rëndësishme është të ngrihesh dhe të provosh përsëri. Nuk ka sipërmarrës të dështuar, ka njerëz që heqin dorë lehtë.























































