Site icon Telegrafi

Drita Ziri shpallet “Miss Shqipëria 2022”

Bukuroshja Drita Ziri është shpallur të dielën (3 korrik) fituese e “Miss Shqipëria 2022”.

17-vjeçarja nga Fushë-Kruja rrëmbeu kurorën e bukurisë, në mesin e 27 vajzave konkurente nga Shqipëria dhe Diaspora, në eventin e mbajtur në Himarë.

Shoqëruese e parë e ‘Miss’-it u shpall Klara Musabelliu, kurse shoqëruesja e dytë ishte Sibora Rrustemi.

Foto: Screenshot/YouTube

Edicioni i 24-të i “Miss Shqipëria” po ashtu mbajti vulën e producentit Petri Bozo.

Lexo po ashtu Roksana Ibrahimi shpallet "Miss Universe Kosova 2022"

Artistët e ftuar për të performuar ishin: Rovena Dilo, Eneida Tarifa, Adelina Tahiri e shumë yje të tjerë.

Nën moton “Një Miss, Një Kala, Një Histori”, eventi madhështor përfshiu të gjitha në një – kulturën, turizmin e bukurinë.

Kujtojmë që javë më parë u mbajt “Miss Universe Kosova & Shqipëria” ku fituan: Roksana Ibrahimi dhe Deta Kokomani. /Telegrafi/

Exit mobile version