LAJMI I FUNDIT:

Me drita të policisë dhe të armatosur, detaje nga grabitja e veturës Audi Q7, të 21-vjeçarit kosovar në Shqipëri

Me drita të policisë dhe të armatosur, detaje nga grabitja e veturës Audi Q7, të 21-vjeçarit kosovar në Shqipëri
Foto ilustruese

Zbardhen të tjera detaje nga grabitja e një makine mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Siç raportojnë mediat shqiptare, gjashtë persona të armatosur me kallashnikov dhe me dy automjete, njëra prej të cilave e pajisur me sirena të policisë kanë grabitur një qytetar nga Kosova duke i marrë automjetin “Audi Q7”.

Meriton Ahmetaj, 21 vjeç, nga fshati Korishë i komunes së Prizrenit ka rënë pre e grabitësve.


Ai ka treguar se ka qenë duke u kthyer nga Mali i Zi, kur rreth orës 22:00 në Milot, dy automjete, njëra prej të cilave e pajisur me sirenë policie i janë venë në ndjekje.

Shqipëri, disa persona ndalojnë të rinjtë nga Kosova në mes të rrugës dhe ua grabisin veturën “Audi Q7”
Lexo po ashtu Shqipëri, disa persona ndalojnë të rinjtë nga Kosova në mes të rrugës dhe ua grabisin veturën “Audi Q7”

Drejtuesi i automjetit ka menduar se janë zyrtarë policor dhe ka ulur shpjetësinë në 60 km/h. Ndërkohë që kur ka vënë re se automjeti po i qëndronte prapa, ai ka rritur shpejtësinë deri në 80 km/h për të vazhduar rrugën normalisht.

Në këtë moment një prej automjeteve e ka parakaluar Audin Q7 me të cilën udhëtonte qytetari nga Kosova duke i bllokuar rrugën, ndërkohë që automjeti tjetër ka qëndruar prapa.

Personat e armatosur me kallashnikov i kanë bërë thirrje drejtuesit të mjetit të dorëzojë makinën, duke e kanosur atë.

Drejtuesi i automjetit nuk ka rezistuar dhe u ka dorëzuar automjetin grabitësve.

Ai ka denoncuar grabitjen në komisariatin e policisë Laç. Forca të policisë së këtij komisariati janë vënë në ndjekje të grabitësve, por pa mundur ende që të kapin apo identifikojnë autorët. /Panorama/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
Kalo në kategori