Drita synon fitoren e radhës ndaj Feronikelit ’74, formacionet zyrtare

Feronikeli ’74 dhe Drita kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Drenicasit janë nikoqir të gjilanasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin Rexhep Rexhepi, me fillim nga ora 15:00.
Ekipi i Granit Dervishollit nuk di për fitore në katër ndeshjet e fundit, por synon rezultat pozitiv nga ky takim i vështirë ndaj liderit të kampionatit.
Në anën tjetër, ekipi Zekirija Ramadanit ka dy fitore dhe një barazim nga tri ndeshjet e fundit dhe synon fitoren e radhës për të rritur epërsinë më ndjekësit.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të bëjnë disa ndryshime në formacionet titullare.
Feronikeli ’74: Moschin; Zekolli, Lladrovci, Morina, Halili; Llapashtica, Maloku; Muharemi, Zumberi, Hyseni; Kiqina;
Drita: Maloku; B.Krasniqi, Bejtullai, Mesa, Ovouka; Dabiqaj, Zulfiji, Ajzeraj, Kostyshyn; Manaj, Bl.Krasniqi;
/Telegrafi/






















































