Drita-Prishtina, 12 tifozë të arrestuar në finale të Superkupës së Kosovës

14:"Ridvan Slivova
Dymbëdhjetë tifozë janë arrestuar në ndeshjen e mbrëmshme në mes Dritës dhe Prishtinës në kuadër të finales së Superkupës së Kosovës.
Në mesin e të arrestuarve janë edhe tre të mitur.
Lajmi është konfirmuar për Kallxo.com nga Kryeprokurori i Prishtinës, Ymer Beka.

Sipas tij, ata janë arrestuar për dëmtim të pronës dhe gjuajtjen e fishekzjarrëve.
Vlen të theksohet se 'Intelektualët' gjatë ndeshjes kanë ndezur disa mjete piroteknike duke ndalur kështu lojën për disa minuta.

Incidente mes dy tifozërive nuk kishte dhe çdo gjë kaloi pa ndonjë problem.
Në fund ishte Drita që e fitoi superkupën pasi arriti të rikthej rezultatin nga 0-1 në 2-1. /Kallxo/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
14/08/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































