Drita po shkëlqen në Islandë, shkon në pushim me dy gola epërsi

Drita e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Breidablik me rezultat 2-0, pas një 45 minutëshi të jashtëzakonshëm në ndeshjen e parë të fazës së dytë të Ligës së Konferencës.
Ndeshja nisi shumë mirë për Dritën që arriti epërsinë që në minutën e tretë, kur pas një aksioni fantastik Arb Manaj gjeti rrjetën pas asistimit të Albert Dabiqajt për 1-0.
Drita vazhdoi me lojë të mirë dhe arriti të gjej sërish golin pas 20 minutash, me Dabiqajn që asistoi te Veton Tusha i cili marshoi drejt portës kundërshtare dhe dërgon topin në rrjetë për 2-0.
Në minutën fundi vendasit kishin një rast shumë të mirë, por që Faton Maloku bëri pritje të madhe.
Drita tani duhet ta ruajë këtë epërsi në pjesën e dytë për të qenë më të qetë në ndeshjen kthyese. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































