Drita ka zyrtarizuar transferimin më të ri dhe bëhet fjalë për një lojtarë të ardhur nga jashtë.

Sulmuesi Samson Ebuka Obioha është lojtari më i ri i skuadrës bardhekaltër dhe ai tanimë ka zhvilluar stërvitjen e parë.


Obioha së fundmi ka luajtur në elitën e futbollit holandez te skuadra SJK Seinajoki, derisa është 24-vjeçar dhe luan në tre pozitat e sulmit.

Njoftimi i plotë nga Drita FC:Samson Ebuka Obioha është lojtari ynë i ri Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje për transferimin e nigerianit Samson Ebuka Obioha. Samson luan në pozitë e sulmuesit ku dy sezonet e fundit ishte pjesë e superligës finlandeze te ekipi i SJK Seinäjoki.

Samson sot është prezantuar para bashkëlojtarëve nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje lojtarit i cili më pas edhe zhvilloi stërvitjen e parë me ekipin. Samsi do të jetë një forcë shtesë në repartin ofanziv dhe një alternativë më shumë për trajnerin Ramadani. Mirë se vjen SAMSI. /Telegrafi/

telegrafi sport app