Drita ka shënuar fitore ndaj Prishtinës  me rezultat 2-0 në derbin e javës së 29-të të Superligës së Kosovës. 

Gjilanasit e nisën shumë mirë takimin, duke realizuar në aksionin e parë të mirë. 


Veton Tusha bukur u fut në zonë në minutën e 13-të, dribloi dy lojtarë të Prishtrinës për të gjetur rrjetën për 1-0. 

Në minutën e 25-të, i njëjti lojtar arrin të shënojë një gol shumë të bukur për 2-0. 

Prishtina tentoi të kthehej në pjesën e dytë, por nuk ia arriti. 

Alban Shillova dhe Leonat Vitija kishin raste, por nuk e gjetën cakur për të hapur ndeshjen. 

Drita shënoi edhe njëherë me Besnik Krasniqin, por që u anulua me VAR për pozitë jashtë loje. 

Drita  është shumë afër titullit të kampionit, pasi udhëheq me 63 pikë, ndërsa Prishtina mbetet e pesta me 38 pikë. /Telegrafi/  

telegrafi sport app