Site icon Telegrafi

Drita fiton derbin e zjarrtë ndaj Ballkanit dhe rrëmben pozitën e parë, Kastriot Rexha hero i ‘Intelektualëve’

Drita ka arritur të triumfojë me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Ballkanit në ndeshjen derbi të javës së 16-të në Superligën e Kosovës dhe të rrëmbej pozitën e parë ne tabelë.

Ndeshja derbi mes dy skuadrave të para të këtij sezoni në kampionat nisi me homazhe dhe një minutë heshtje.

Fillimisht pati homazhe për ekonomin e ndjerë të Dritës, Naser Sylejmani, pastaj një minutë heshtje për legjendën e ndjerë, Shefqet Sinanin.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të fortë, të hapur, shumë raste nga të dyja skuadrat dhe tri gola të shënuara.

Të parët që shënuan ishin vendasit me anë të Kastriot Rexhës (31’), i cili me kokë shënoi për epërsinë 1-0.

Pas golit të barazimit, Ballkani mori lojën në dorë dhe arriti të kthehet në lojë duke barazuar.

Ishte sulmuesi Mirlind Dakut (44’), i cili shënoi për 1-1 dhe tregoi se asgjë nuk ka përfunduar në këtë ndeshje.

Por, gëzimi i tyre zgjati vetëm një minutë pasi Rexha shënoi përsëri dhe dërgoi ekipin e tij në pushim me epërsi 2-1.

Pjesa e dytë foli e gjitha në të mirë të Ballkanit që sulmonte pareshtur në tentim të golit të barazimit, ndërsa Drita e gjitha e kthyer mbrapa tentonte ta ruante rezultatin dhe të arrinte fitoren.

Ballkani rrezikoi me Ermal Krasniqin (48’), Dakun (52’, 71’) dhe Armend Thaçin (80′), por pa arritur t’i barazojnë shifrat.

Deri në fund të ndeshjes, mysafirët vazhduan me trysni dhe tentime, por Drita u mbajt mirë dhe në fund mori tri pikë shumë të vlefshme me fitore 2-1.

Pas kësaj fitore, Drita e sheh veten në pozitën e parë me 26 pikë apo një më shumë se Ballkani i dyti me 35.

Në ndeshjen e radhës, Drita udhëton te Drenica, ndërsa Ballkani e pret Trepçën ’89. /Telegrafi/

Exit mobile version