LAJMI I FUNDIT:

Drita e nis sezonin me fitore me rikthim ndaj Feronikelit, Ardit Tahiri hero me dy gola

Drita e nis sezonin me fitore me rikthim ndaj Feronikelit, Ardit Tahiri hero me dy gola

Drita ka fituar me rikthim 2-1 në shtëpi ndaj Feronikelit në ndeshjen e javës së parë të sezonit 2021/22 në Superligën e Kosovës.

Nën-kampioni i Kosovës e ka nisur me fitore sezonin e ri, pasi ka marrë tri pikë shumë të vlefshme në një ndeshje të fortë ndaj Feronikelit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, por edhe mysafirët patën rastet e veta dhe gjeten golin e vetëm në këtë pjesë.


Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 44-të dhe ishte Sokol Kiqina, i cili shënoi për 1-0 dhe dërgoi ekipin e tij në pushim me epërsi.

Në pjesën e dytë, Drita hyri me disa ndryshime, shtoi tentimet dhe në fund edhe i gjeti dy gola duke e marrë një fitore të madhe me rikthim.

Ishte sulmuesi i ri Ardit Tahiri, i cili u inkuadrua në minutën e 67-të dhe shënoi dy gola brenda 12 minutave për t’ia siguruar fitoren Dritës.

Tahiri shënoi në minutën e 77-të për 1-1, ndërsa në minutën e 80-të shënoi për 2-1 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.

Në ndeshjen e radhës, Drita e pret Llapin, ndërsa Nikli është nikoqir i Gjilanit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

La Liga
Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori