LAJMI I FUNDIT:

Drilon Syla, më i miri i mundjes

Drilon Syla, më i miri i mundjes

Federata e Mundjes e Kosovës ka vazhduar traditën si gjithmonë në fund të vitit t’i shpall laureatët më të mirë të vitit. Viti 2015 ka qenë i kënaqshëm për mundjen dhe kanë pasur rezultate interesante në rrafshin ndërkombëtar.

Naim Muja, kryetar i FMK-së, ka bërë një analizë të këtij edicioni, duke e cilësuar si vit shumë i mirë dhe me rezultate të frytshme. Drilon Syla, anëtar i KM Prishtina, është shpallur mundësi më i mirë i vitit 2015.

Syla është i nderuar dhe i privilegjuar për këtë epitet, duke pretenduar suksese edhe më të mëdha në vitin 2016. Pas Sylës në kategorinë e seniorëve renditen: Kastriot Sedolli (Prizreni), Arlind Curri (Sharri) dhe Alban Sopa (Prizreni). Në kategorinë pionierëve, Alibian Kokollarit i takoi epitetit i më të mirit.

Kokollari është anëtar i KM Prizreni, kurse pas tij janë: Armend Kuka (Kaçaniku), Auron Syla (Prishtina), Ardit Kuka (Sharri) dhe Taulant Ferizi (KM Kosova –V.). Te kadetët, mundësi i Prishtinës, Gani Halili, u shpall më i miri, pasi tij janë: Arlind Selimi (Prishtina), Samir Neziri (Prishtina) dhe Halim Doshlaku (Sharri). Burim Kastrati i KM Prizrenit, është laureati më i miri për juniorët, ndër më të mirët janë: Ramiz Huneli (Prishtina), Sabri Curri (Sharri) dhe Liridon Hasani (Kosova V.).


Klubi më i mirë u shpall Sharri nga Hani i Elezit, i cili pati paraqitje të jashtëzakonshme gjatë këtij viti, ndërsa Zyber Xhonit i takoi epiteti i trajnerit më të mirë. Xhoni ka bërë një punë të madhe në klubin e Sharrit dhe si rezultat i kësaj u shpall më i miri.

Ky epitet Xhonit i jep edhe më shumë forcë që të punojë dhe të ndërtojë një ekip edhe më të fortë për të ardhmen. Orhan Xhemaili është punëtori më i mirë sportiv dhe Ridvan Kalanderi gjyqtar më i mirë i vitit, shkruan Bota Sot.

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori