LAJMI I FUNDIT:

Driblimi i Brojës ndaj Maguires dhe reagimi i anglezit bëhen viral në rrjetet sociale

Driblimi i Brojës ndaj Maguires dhe reagimi i anglezit bëhen viral në rrjetet sociale

Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire, është komentuar shumë në rrjetet sociale pasi shpiku një strategji të re mbrojtje kundër sulmuesit shqiptar, Armando Broja në ndeshjen ndaj Southamptonit.

Manchester Unitedi dhe Southamptoni luajtën baras 1-1 në në ndeshjen e zhvilluar në Old Trafford në kuadër të javës së 25-të në Ligën Premier.

Golat në këtë përballje u shënuan nga Jadon Sancho (21’) për vendasit dhe Che Adams (48’) për mysafirët.


Ky rast i artë i humbur nga Ronaldo tregon më se miri formën e tmerrshme që po e kalon ylli portugez
Lexo po ashtu Ky rast i artë i humbur nga Ronaldo tregon më se miri formën e tmerrshme që po e kalon ylli portugez

Megjithatë, ndeshja u karakterizua me shumë raste nga të dyja skuadrat, por edhe momente ‘magjie’.

Njëri nga lojtarët që bëri ‘magji’ ishte sulmuesi shqiptar i huazuar nga Chelsea, Broja, i cili pati për viktimë kapitenin Maguire.

Broja ia vështirësoi punët Maguires gjatë gjithë ndeshjes, por një moment që vlen të përmendet ishte në fundin e ndeshjes.

Ylli shqiptar mundi qendërmbrojtësin anglez në një garë shpejtësie në krahun e majtë dhe pastaj e dribloi atë me një lëvizje përpara se të shpërthente drejt zonës së penalltisë.

Imazhet e këtij aksion përfunduan duke bërë xhiron e botës në mediat sociale, ku Maguire dukej sikur po provonte një strategji të re mbrojtëse, por pa sukses ndaj yllit shqiptar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Ligat tjera
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori