Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, tha se janë duke punuar dhe negociuar me pozitë e opozitë për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Ai tha se shpreson që në muajin shtator do t’i kenë numrat e mjaftueshëm për të filluar me procesin e mocionit të votë besimit.
“Ne e kemi filluar këtë proces, dhe mendojmë që është njëri prej mekanizmave demokratik se si ndërrohen qeveritë, të cilat nuk kanë performancë të mirë. Për këtë nevojiten numra. Nne jemi duke punuar për numra dhe shpresojmë që brenda muajit shtator do t’i kemi numrat e mjaftueshëm për të filluar procesin e mocionit, pra të rrëzimit të kësaj qeverie. Momentalisht, jemi duke punuar. Jemi duke punuar si me opozitën, ashtu me pozitën që të kemi numra të mjaftueshëm votash dhe të shkojmë në atë mënyrë që mocioni të jetë i suksesshëm”, tha ai në Tëvë1.
Dreshaj, potencoi se kanë disa individë të opozitës, të cilët e mbështesin mocionin, gjithashtu ceku se kanë edhe disa persona të pozitës, të cilët kanë dhënë sinjale pozitive për mocionin.
“Nuk kemi ndonjë përgjigje të saktë nga opozita, kemi disa individë të caktuar të cilët na mbështesin neve, kemi edhe nga opozita aty-këtu ndonjë që veç na ka dhënë sinjale pozitive që do të na mbështesin, por ende ndonjë numër fiktiv nuk mundëm me jep. Kur të vijmë te numrat do ta shihni rezultatin. Shpresojmë të ndodhë gjatë shtatorit”, tha Dreshaj.
Sipas deputetit të AAK-së, qeveria duhet të shkojë në shtëpi për shkak të keqmenaxhmit të vendit.
“Kjo qeveri duhet të shkojë në shtëpi për shkak të keqmenaxhimit të vendit, ne kemi dështim në shëndetësi, dështim në arsim, në ekonomi, infrastrukturë, dështim në politikën e jashtme, pra nuk kemi asnjë shtet që na ka pranuar deri më tash. Tash e kemi edhe alarmin që e dha presidenti i Francës lidhur me liberalizimin e vizave. Pra, nuk di ku ta gjej një segment, i cili është i ndritshëm dhe që do të dilte si model për dikasteret e tjera që të merret si menaxhim si duhet”, tha Dreshaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës