LAJMI I FUNDIT:

Dreshaj: Murat Meha është tradhëtar, ka vilë në Mal të Zi (Video)

Dreshaj: Murat Meha është tradhëtar, ka vilë në Mal të Zi (Video)

Gani Dreshaj, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së, ka akuzuar rëndë kryetarin e Komisionit për përcaktimin e demarkacionit me Malin e Zi, Murat Mehën, se ka montuar që nga ky komision të largohen anëtarë të ndershëm.

Dreshaj thotë se Murat Meha për para është gati ta shes edhe babin e tij dhe se, sipas tij, ka edhe vilë në Malin e Zi.

“Nuk e di kënd e ka mbështetje, nuk mund ta kalkuloj, por unë Murat Mehës i besoj gjithçka që bën për interesin e vet. Bën vaki që ka edhe far vile në Mal të Zi. Unë nuk e kam si fakt, por me të dëgjuar e kam, që po”, tha Dreshaj, në emisionin ‘InfoBox’ të RTV Dukagjinit.


Për Dreshajn, kohëve të fundit është raportuar se ka paguar rreth 70 mijë euro për mbrojtjen e Ramush Haradinajt në procesin gjyqësor që e pati në Francë.

Por, ai tregon se edhe kë e ka ndihmuar tjetër.

“Unë jam kujdes edhe sa ka qenë Fatmir Limaj në Hagë, me ato mundësi sa kam pas. Për mbrojtje nuk kam dhënë, por kanë disa shpenzime që duhet me i pas 500-1000 euro në muaj. Pastaj kam ndihmuar Haradin Balajn, e pastaj Ramushi me miq. Jemi mundu me ju qëndruar gati sa për të mos mbet keq”, tha ai.

E pikërisht ai, është edhe kandidat i AAK-së për Istogun, derisa thotë që ka përkrahjen edhe të AKR-së, PDK-së dhe Nismës në këtë komunë./RTV Dukagjni-Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=6SZG4sdt3hY

Në trend Lajme

Më shumë
Takime konsultative për krijimin e Qeverisë, Kurti i dërgon ftesë Abdixhikut

Takime konsultative për krijimin e Qeverisë, Kurti i dërgon ftesë Abdixhikut

Lajme
Aksidentohet në Bujanoc autobusi i linjës Zvicër-Kosovë, kompania thotë se askush nuk u lëndua

Aksidentohet në Bujanoc autobusi i linjës Zvicër-Kosovë, kompania thotë se askush nuk u lëndua

Lajme

"Vizituan disa nga Manastiret Ortodokse në Kosovë" - kërkohet paraburgim për serbët e arrestuar në Gjakovë

Drejtësi

"Tendencat e vazhdueshme të Serbisë për destabilizimin e Kosovës", Osmani u takua me të ngarkuarën me punë të ambasadës amerikane, Anu Prattipati

Lajme
Ndalimi i 12 serbëve në Prizren, Kryeprokurori: 10 prej tyre janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve

Ndalimi i 12 serbëve në Prizren, Kryeprokurori: 10 prej tyre janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve

Drejtësi
Mexhiti: Brenda javës do të ketë iniciativë për shkrirjen e VLEN-it në një parti, i vetmi që ka dyshime është Taravari

Mexhiti: Brenda javës do të ketë iniciativë për shkrirjen e VLEN-it në një parti, i vetmi që ka dyshime është Taravari

Politikë
Kalo në kategori