Drenusha Latifi ka qenë konkurrente e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.

Në “Sol Summer”, ajo ka folur rreth eksperiencës në këtë format, meqë qëndroi për një kohë të gjatë.


Modelja shqiptare tha se rrugëtimi i saj në BBVK ka qenë ndër momentet më të bukura të jetës së saj, derisa shtoi se do ta kujtojë me plot nostalgji.

Foto: Screenshot/YouTube

“Ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme. Normal, Big Brother është një eksperiencë që ndodh një herë në jetë dhe është shumë me rëndësi me e shiju. Në fakt për mua nuk ka qenë shumë e lehtë me e shiju brenda Big Brother-it për shkak të mallit për fëmijë, sepse ai ka qenë problemi më i madh për mua, pasi të tjerët nuk i kam lejuar të më krijojnë problem”, tha ajo.

Tutje shtoi: “Përndryshe, nuk jam pishman që kam qenë pjesë e atij formati. Ka me qenë ndër eksperiencat më të bukura të jetës që do ta kujtoj me shumë nostalgji”.

Ndër të tjera, Latifi foli për mesazhin që dha nëpërmjet rrugëtimit të saj në Big Brother VIP Kosova.

Theksojmë që ajo qëndroi për më shumë se dy muaj brenda atij reality shou. /Telegrafi/